Mirësevini në Shoqatën Pavarësia
Me knaqësi ju mirëpresim në faqen tonë të internetit. Këtu ju mund të mësoni në lidhje me programin aktual të Shoqatës sonë, por edhe mund të gjeni informacione të dobishme për ju.Sugjerimet, komentet, rekomandimet apo përvojat tuaja në ngjarjet tona, ju mund të na i dërgoni nëpërmjet formularit të kontaktit ose me e-Mail në info@shoqatapavaresia.de. Ne ju dëshirojmë kënaqësi me aktivitetet tona kulturore dhe momente argëtimi në ngjarjet tona. Ne e mirëpresim takimin me ju.
Aktivitetet aktuale
2024
18.02.2024(e Dielë) ora 15:00
Koncert festiv
me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Adresa: Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Degerloch
Albstrasse 70
70597 Stuttgart
2023
Të dashur bashkatdhetarë,
shpesh në historinë e shqiptarëve kemi pasur personalitete, që kan punuar me dashuri të pamatur për atëdheun dhe çështjen tonë kombëtare, dhe ata njerëz veqohen, përveq me modesti, edhe nga empatia, por edhe guximi i tyre. Pra, ata e ndjejnë më mirë se askush, se si rrahë zemra e popullit që i takon dhe çka ndjen populli i tyre. Duke hulumtuar historinë, ata sjellin fakte për lashtësinë, vazhdimësinë, dhe shtrirjen gjeografike të popullit shqiptar, fakte këto që janë fshehur nga armiqtë. Duke sjellur në dritë me vetmohim, të vërtetën, ata na nxisin ndjenjat e dhimbjeve, që i janë shkaktuar një populli të ndarë, por edhe të krenarisë shqiptare. Ata nxjerrin përfundime për historinë dhe bashkëkohësinë e popullit tonë. Me një fjalë, ata nuk ndalen së vepruari për të mirën e popullit shqiptar dhe janë simbolë të bashkimit të tij.
Kryesia e Shoqatës „Pavarësia“ nuk ka mëdyshje se personalitete të tilla, duhet çmuar e vlerësuar dhe kjo është arsyeja pse sivjet, në këtë ditë të shënuar, në festën flamurit kombëtar dhe 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kemi vendosur që, Çmimin „Pavarësia“ 2023, ta ndajmë për një personalitet të tillë, të veçantë.
Eshtë ky gazetari shqiptar i televizionit Top Chanel, dhe Gazetës Shqiptare, atëdhetari i shquar, zotri, Marin Mema.
XhS
Shtutgart, 18 Nëntor 2023
(Xhevdet Syla, Marin Mema, Selajdin Shala )
18.11.2023, Shtutgart ora 18:00
Koncert festiv
me rastin e 111-vjetorit të Pavarësë së Shqipërisë
Adresa: Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Degerloch
Albstrasse 70
70597 Stuttgart
https://www.revistatime.al/autori-i-romanit-lisi-i-gjakut-arber-shabanaj-ne-nje-rrefim-ndryshe/
https://www.neobooks.com/ebooks/arber-shabanaj-lisi-i-gjakut-ebook-neobooks-AY08dF5oFrk9WW9LxZgO?toplistType=LATESTBOOKS
https://www.epubli.com/shop/lisi-i-gjakut-9783758464010
https://www.youtube.com/watch?v=CL1MskcbxPU
14.06.2023 Shtutgart (e Mërkurë) ora 19:00
Të dashur miq,
vlera të letërsisë shqipe, kësaj radhe na bashkojnë me tre poetë shqiptarë( Loreta Schillock, Beqir M. Cikaqi dhe Halit Haliti) të cilët jetojnë në Shtutgart dhe janë autorë të librave që do të promovohen nga Shoqata "Pavarësia",
të Mërkurën, më 14.06.2023 ora 19:00
Adresa:
Altes Feuerwehrhaus Süd
Möhringerstr. 56
70199 Stuttgart
Secili libër është një dritare drejt një bote alternative, një udhëtim emocionues në imazhin dhe imagjinatën e autorëve.
Ju ftojmë përzemërsisht të jeni pjesë e kësaj ngjarjeje kulturore, ku poezia, vallja e tradita shqiptare gërshetohen në harmoni!
Ju lutemi që për shkaqe organizative mundësisht ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj!
info@shoqatapavaresia.de
+4917645675131 (WhatsApp)
Ju mirëpresim!
Kryesia e Shoqata Pavarësia Stuttgart e.V.
Çaste relaksuese në "Erlebnispark Tripsdrill"( Parku i udhëtimeve avantureske)
Të shtunën, më 20.05.2023, anëtarët e Shoqatës "Pavarësia" Shoqata Pavarësia Stuttgart e.V. realizuan një ekskursion të përbashkët, në "Erlebnispark Tripsdrill" i cili gjendet në Clebronn, një vend i bukur afër Heilbronit.
Në të vërtetë, është kjo hera e dytë që Shoqata "Pavarësia" organizon ekskursion në këtë Park(Hera e parë në vitin 2018).
Përveq përjetimit të udhëtimeve të veqanta aventureske:
me trena të shpejtë, që ngriten e sillen në lartësi, udhëtimeve me varka të posaqme në ujë, e lëshimin e tyre nga lartësia si një ujvarë, dhe përjetime nga më të ndryshmet, që të ngrisin adrenalinën, aty enkas për më të vegjlit gjindet edhe shtëpia e përrallave.
Në pritje e sipër për të shfrytëzuar atraksionin e dëshiruar, mund të lexosh e të shikosh copëza nga historia, tradita e kultura gjermane.
Të bëjnë sidomos përshtypje eksponatet që tregojnë mënyrën e jetesës dhe kulturën e punës që nga mesjeta, por edhe shumë atraksione tjera, të cilat për vendasit, me siguri janë mburrje me traditën e pasur të tyre.
Ky ekskursion do të mbetet në kujtesë, si përjetim me kënaqësi të veqant për anëtarët e Shoqatës "Pavarësia", sidomos për fëmijët!
XhS
Stuttgart, 22.05.2023
Koncert festiv
me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Adresa: Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Vaihingen
Katzenbachstr. 27
70563 Stuttgart
26.11.2022 Shtutgart
Poeti Arber Shabanaj me kryetarin
ARBER SHABANAJ e Shoqatës „Pavarësia“
26.11.2022 Shtutgart ora 18:00 Koncert festiv
me rastin e 110-vjetorit të Pavarësë së Shqipërisë
Adresa: Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Degerloch
Albstrasse 70
70597 Stuttgart
23.11.2022 Shtutgart (e Mërkurë) ora 18:00
Autor: Ilmi Tahiri
Adresa: Altes Feuerwehrhaus Süd
Möhringer Str. 56
70199 Stuttgart
17.09.2022 Shtutgart
Ftesë për pjesëmarrje në konkurs
Të çmuar krijues,
ju ftojmë të konkuroni për
Çmimin "Pavarësia" (2022)
i cili ju ndahet çdo vit, krijuesve më të mirë, të artit dhe letërsisë.
Me kënaqësi ju njoftojmë se ndarja e Çmimit „Pavarësia“ për vitin 2022 do të bëhet në manifestimin që do të organizohet nga Shoqata „Pavarësia“ me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së flamurit, më 26.11.2022
Me këtë rast, ju ftojmë, që krijimet tuaja në këto kategori letrare e artistike:
Ese, Tregim, Poezi,
Këndim, Pikë vallëzimi, Pikë instrumentale,
Recitim dhe Skeq humoristik,
ti dërgoni më së largu deri më 10 Nëntor 2022 elskluzivisht me e-mail, në adresën:
fjala-shqipe@shoqatapavaresia.de
Krijimet, duhet të jen autentike dhe të pa publikuara(më parë), deri në shpalljen e rezultateve nga Komisioni vlerësues.
- Vlerësimi -
Krijimet tuaja do të vlerësohen nga Komisioni vlerësues i Shoqatës Pavarësia dhe përveq Çmimit „Pavarësia“, do të shpërblehen edhe vendi i dytë dhe i tretë, me çmime simbolike.
Krijimet do të publikohen në Webfaqen zyrtare të Shoqatës Pavarësia www.shoqatapavaresia.de, në Facebook dhe Instagram.
Me kreativitetin tuaj e pasuroni botën e kulturës sonë!
Sinqerisht,
Kryesia e Shoqatës Pavarësia
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
“Gjuha shqipe është
më e vjetër, se gjuha e
vjetër greke dhe ajo latine, prandaj edhe populli shqiptar,
është më i vjetri.”
17.07.2022 Shtutgart, Marktplatz
Xhevdet Syla
"MË SHUMË KULTURË SHQIPTARE NË SHTUTGART"
(Moto e Shoqatës "Pavarësia")
Vallëtarët e Ansamblit të Shoqatës "Pavarësia" (grupi i të rinjëve), tundin sërish skenën muzikore në Shtutgart,
TË DIELËN , MË 17.07.2022, ora 13:30
Festivali veror i kulturave
(Sommerfestival der Kulturen)
Adresa: Marktplatz, Stuttgart
Pas festivalit të fëmijëve, radhën e ka festivali më i madhë ndërkombëtar i muzikës, në hapësirën jugore të Gjermanisë, që mbahet në Shtutgart nga 12.07. - 17.07.2022.
Për një javë rresht, prezentohen këtu artistë e grupe të njohura artistike nga mbarë bota.
Shoqata "Pavarësia" është pjesëmarrëse e rregullt, në prezentimin e vlerave të kulturës shqiptare në këtë festival.
Mbështetja juaj, të dashur bashkatdhetarë 🇦🇱 është vlerë e shtuar e kulturës sonë!
Mirësevini!
03.07.2022 Shtutgart, Marktplatz
Beqir Sopa
Sot në festivalin e fëmijëve në Stuttgart,
Fëmijët e Shoqatës „Pavarësia“ prezantuan bukur kulturën shqiptare!
30.04.2022 Shtutgart
Një përmbledhje nga Konferenca e XII e Federatës së mjekëve shqiptarë në Europë, të mbajtur më 30.04.20212 në Stuttgart, me ç'rast u themelua edhe dega e kësaj Federate për Landin e Baden-Württembergut, me Dr. Genc Kelmendin në krye të saj.
Në përkrahje të punimeve të kësaj Konference dhe të Mbrëmjes Gala, ndër pjesëmarrës të tjerë ishte edhe Shoqata Pavarësia me Ansamblin e sajë me të njëjtin emër.
Vallet e Ansamblit Pavarësia të përgaditura nga koreografi Selajdin Shala sollën knaqësi të veqant tek të pranishmit.
05.04.2022 Shtutgart
(Lidhje e percjellur nga Facebook)
Udhëheqësja e Konsullatës së Përgjithshme Lumturie Lipoveci, së bashku me Zv. Konsullin Gramoz Berisha dhe Asistenten Ekzekutive Hanife Statovci kanë pritur në takim z. Xhevdet Syla, kryetar i Shoqata Pavarësia Stuttgart e.V.
https://www.facebook.com/115882546448880/posts/728775868492875/
02.04.2022 (e Shtunë) ora 18:00 Mbrëmje familjare
NGA MBRËMJA FAMILJARE, MË 02.04.2022 NË STUTTGART
FJALA E KRYETARIT TË SHOQATËS "PAVARËSIA":
Të dashur anëtarë e miq të Shoqatës „Pavarësia“,
bora na e solli sot bardhësinë e një dimri pak të vonuar, prandaj ju përshëndes ngrohtësisht në këtë mbrëmje të ftohtë.
Është kënaqësi të jemi në numër kaq të madh sonte së bashku, në një ambient familjarë dhe ky është një tregues i mirë, i përafrimit më të madhë të bashkëatdhetarëve tanë këtu, në Shtutgart.
Poashtu na jepë shpresë gjendja përgjithshme shëndetësore, se takimet tona me njëri-tjetrin do të jenë më të shpeshta e më të begatshme dhe izolimin 2-vjeqar të shkaktuar nga pandemia të mos e përjetojmë më asnjëher. Lutemi për këtë!
- Këtu në Shoqatën „Pavarësia“ ne mbajmë gjallë gjuhën, kulturën e traditën shqiptare dhe lidhja jonë me atëdheun, pra me Shqipërinë, Kosovën dhe të trojet tjera etnike nga vijnë shqiptarët, bëhet më e fortë, duke folur shqip me njëri-tjetrin, duke shkruar e kënduar shqip.
Dhe dua që ta kuptoni se sa e bukur dhe e pasur është gjuha shqipe. Ajo përveq se është gjuha më e vjetër, me rrënjët më të thella, gjuha shqipe është shenja e parë e kombit shqiptar, prandaj flisni shqip ju lutem gjithëher kur mundeni, në familje, me miqë e shokë, në punë e në shkollë.
Kështu e ruajmë dhe e forcojmë identitetin tonë.
"Se të kesh identitetet do të thot, të jesh i respektuar nga të tjerët dhe të mund të matesh me të tjerët!"( Xh. S.)
Pra zoti na krijoj shqiptarë, me një gjuhë të bukur, përmes së cilës mësuam të rritemi, të edukohemi, të besojmë.
Dhe kur jemi te besimi, e dimë të gjithë se, shqiptarët njihen si populli me respektin e tolerancën më të madhe ndërfetare.
Fakti se shqiptarët kan përqafuar tri religjione, atë katolik, islam e ortodoks, nuk i ka penguar asnjëher të jetojnë e të festojnë bashkë, përkundrazi janë shembull për kulturën mbarënjerzore.
Sot ka rastisur(pa dashur), që të takohemi në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, prandaj ju uroj të gjithë besimtarëve muslimanë agjërim të lehtë, sakrificë e lutje të pranueshme te zoti, për më shumë paqe, më shumë solidaritet e më shumë dashuri për shqiptarët.
- Jemi dëshmitarë se numri shqiptarve në Shtutgart e në Gjermani, po rritet, çdo ditë e më tepër. Sigurisht që i gëzohemi faktit kur secili ka plotësuar dëshirat e aspiratat e tij jetësore, por kjo e vërtetë e dhimbshme, nuk na bën krenar si komb e besoj asnjërin nga ne.
Prandaj mendoj se, ne duhet të kontribojmë, siq bëjmë vazhdimisht, për forcimin e përparimin e vendeve tona, Shqipërisë, Kosovës, e trojeve tjera etnike, që atje të jetohet me dinjitet.
Pra, të mos e harrojmë kurr atëdheun tonë!
- Të gjithë anëtarëve të ri dhe miqëve, që janë për herë të parë në mbrëmje familjare te Shoqata Pavarësia ju dëshiroi mirëseradhje dhe dua tju jap disa informata në lidhje me Shoqatën.
Shoqata Pavarësia është organizim vullnetar dhe udhëhiqet në bazë të statutit, nga kryesia e sajë 9 anëtarshe e cila zgjidhet qdo dy vjet nga kuvendi i Shoqatës. Asnjë anëtarë i kryesisë nuk paguhet, as nuk ka ndonjë beneficion, por angazhohet vullnetarisht.
Secili anëtarë që don të jap kontributin e tij mund të kandidohet për tu zgjedhur në kryesi. Statutin e Shoqatës e gjeni në internet në Webfaqën e Shoqatës www.shoqatapavaresia.de ku gjeni edhe informata tjera mbi aktivitetet e Shoqatës.
- Anëtarësia për familje është 10€ në muaj ose 120€ në vit.
- Të gjthë anëtarët e kan hyrjen falas në aktivitetet(Koncerte, Tubime familjare, etj. ) që organizon Shoqata Pavarësia.
Kemi ushtrime të rregullta vallëzimi qdo të dielë - në dy grupe për çka i falënderoj sot dy asistentet e reja të koreografit Selajdin Shala, Marigona Veselajn dhe Leonita Pajazitin që po bëjnë një punë të mrekullueshme me vallëtarët e Ansamblit.
Dua të ju shprehi një falënderim të gjithë grave e vajzave të Shoqatës „Pavarësia“ për përgaditjen e ushqimeve tradicionale shqiptare, që si gjithëherë e begatojnë tryezën tonë.
Një falënderim tjetër gjithashtu për përgaditjen e ushqimit „Putengeschnezeltes“ i dedikohet Familjes Selimi, Besirit dhe Ajshes.
- Sot me ne është këngëtarja Benita Pula, një artiste e madhe, me një zë të ëmbël dhe të dashur, e cila do të na argëtoi me këngën shqipe.
Unë e falënderoj Benitën në emër të Shoqatës Pavarësia, që ka ardhur nga Heilbroni bashkë me kolegun e sajë Bajazit Zhegrova, të cilëve ju dëshirojmë mirësardhje dhe i përshëndesim së bashku me një duartrokitje.
Tani e shpalli të hapur byfenë, ku secili mund të marr ushqimet e përgaditura, dhe pijet e preferuara, në mënyrë që tju mundësojmë atyre që agjërojnë, ta presin iftarin me dinjitet.
Atyre që agjërojnë ju dëshiroj një iftar të shijshëm.
Të gjithëve, ju bëftë mirë darka e „Pavarësisë“!
Ju dëshiroj një mrëmje të mirë.
Faleminderit!
Kryetari
Xhevdet Syla
SHOQATA "PAVARËSIA" ( 30.01.2011 - 30.01.2021 )
Të dashur miq,
kur jemi fëmijë të vegjël, dëshirojmë të rritemi dhe të ecim vet!
Kur i bëjmë 10 vjet, gëzohemi se jemi rritur një çikë dhe mund të vrapojmë me vrull!
Ky vrull, patjetër që na e shton krenarinë e na shtynë drejt një të ardhme të sigurt, të cilën duhet ta trasojmë duke i kujtuar qastet e gëzuara, sukseset, por edhe sfidat nga të cilat nxjerrim mësime për punë më të mirë.
Dhe emri "Pavarësia" nuk është vetëm një emër i dashur që na përcjell me dekada ne shqiptarëve, por para së gjithash është sinonim i pjekurisë së një shoqërie që mund të ecë vet, në këmbët e sajë.
Shoqata "Pavarësia", sot në ditëlindjen e 10-të, jo vetëm simbolikisht mbanë mbi supe vlerat e këtij sinonimi.
Duke i ruajtur e promovuar vlerat e kulturës shqiptare gjatë gjithë këtyre viteve në Shtutgart, ajo sot është një ombrellë jo vetëm e anëtarëve të sajë shumë të çmuar, ku kultivohet dashuria për atëdheun dhe identiteti kombëtar, por është edhe një dritare inspirimi për të gjithë ata që besojnë në vlerën e të qenit shqiptar.
Madje unë mendoj, se ruajtja dhe kultivimi i vlerave tona kulturore, gjithandej ku jetojnë shqiptarët, është arma më e fortë me të cilën mund ti rrënojmë muret e mosbesimit, e që rrjedhimisht na bën partner të barabartë me kombet e Europës.
Të gjithë juve, që në këtë dekadë, nga themelimi i Shoqatës "Pavarësia" më 30 janar 2011 e deri më sot, keni dhënë kontributin tuaj, që vërtetë të mundemi ta arsyetojmë sot emrin tonë, ju falënderoj nga zemra dhe ju uroj për këtë përvjetor!
Gëzuar me shëndet
Xhevdet Syla
30.01.2021
NDAHET PËR HER TË PARË Çmimi "PAVARËSIA"
Poeti
KADRI GËRVALLA
( Fitues i Çmimit "Pavarësia" 2021)
Stuttgart, 16.11.2020
Intervista e kryetarit të Shoqatës "Pavarësia" z. Xhevdet Syla, dhënë gazetarit Rigon Harxhi
(Intervista është realizuar si pjesë e një studimi te zotit Harxhi per nje artikull shkencor qe ka ne fokus diasporen shqiptare dhe perkrahjen institucionale nga Kosova dhe Shqiperia, te cilin do ta publikojme ne nje reviste shkencore. ( R. H. ))
1)
Cili
ka qene roli juaj dhe cfare keni
bere personalisht per komunitetin ku ju jetoni?
-
Si kryetar i Shoqatës
“Pavarësia”, në Shtutgart
të
Gjermanisë, drejtoj këtë bashkësi
të
kommunitetit
shqiptar, që është në
shërbim të afrimit
me njëri-tjetrin, të ruajtjes dhe
promovimit të gjuhës, kulturës e
traditës
shqiptare, por edhe në shërbim të
promovimit të integrimit të komunitetit shqiptar,
në
shoqërinë gjermane.
Janë këto fusha të
aktiviteteve, me të cilat roli i Shoqatës
është i lidhur ngusht:
-
Vallëzim e këndim popullor
shqiptar( Ansambli „Pavarësia“ )
-
Mësim plotësues në gjuhën
shqipe( Shkolla shqipe „Pavarësia“ )
-
Çmimi „Pavarësia“
-
Leksione mbi artin,
letërsinë, vendet shqiptare dhe gjermane, etj.
-
Mbrëmje muzike dhe
vallëzimi, lexime poetike, pika artistike, etj.
-
Udhëtime studimore
-
Aktivitete sportive
2)
Sipas mendimit tuaj sa e rendesishme eshte diaspora per zhvillimin e
vendeve
si Kosova she Shqiperia?
-
Sidomos në aspektin socio-ekonomik, mërgata
është e
rëndësishme, si për zhvillimin
e Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës,
kam
parasyshë këtu remitencat familjare si
dhe investimet në vendlindje. Përveq investimit
të
kapitalit, janë idetë dhe
përvojatë, që sjellin pjestarët e
mërgatës, të rëndësishme,
që
ndikojnë dukshëm
në zhvillim, por nuk mund të shihet ndikimi i
mërgatës, si vendimtar në
zhvillimin e gjithëmbarshëm.
Është i dhimbshëm dhe shqetësues
fakti, që mërgata shqiptare po rritet
gjithnjë
e më shumë.
Largimi i rinisë, dhe në
përgjithësi, numri i madhë i
shqiptarëve që largohen
në vazhdimësi, nga Shqipëria, Kosova dhe
trojet tjera etnike, përveq që
përbën
dëm të pa riparueshëm në rrafshin
kombëtar, ndikon ndjeshëm, në zhvillimin e
ngadalshëm, të, të dya vendeve.
3) Ne cilen fushe shihni kontribut me madh te anetareve të
diaspores?
- Mendoj se u
përgjegja në këtë
pyetje më lart, por mund të shtoj se potenciali i
mërgatës, sidomos ai
profesional nuk shfrytëzohet sa duhet nga vendet e
origjinës.
4) Sipas jush, sa e organizur eshte diaspora shqiptare dhe cili eshte
roli i
shoqatave shqiptare ne diaspore?
-
Në përgjithësi organizimi
është i brisht, por
nuk mund të flitet për mërgatën
shqiptare, në përgjithësi, pasi ajo
është e
shpërndarë, në shumë vende
të botës
dhe kjo e determinon edhe mundësinë e organizimit.
Edhe
në Gjermani, organizimi
në Shoqata e Klube i përfshinë
vetëm një
pjesë të mërgatës.
Puna e Shoqatave shqiptare, bazohet kryesisht në ruajtjen e
identitetit
kombëtar.
5)
A shihni i problem ruajtjen e
indetitetit tek brezat e rinj?
-
Po patjetër, që shoh një problem, madje kjo
është një breng e madhe.
Për këtë arsye, përveq rolit
të familjes, organizimi i mërgatës luan rol
shumë
të rëndësishëm.
6) Duke qene se jeni kryetar i shoqates, a keni pasur mbeshtetje nga
institucionet e vendeve te orgjines?
- Mbështetja
e vetme institucionale për Shoqatën
“Pavarësia” ka qenë
bashkëpunimi me
Konsullatën e Republikës së Kosovës
në Shtutgart, në disa projekte.
7) Cilat nga dy vendet, Shqiperia apo Kosova, mendoni se ka bere me
shume per
afrimin e diaspores?
- Mbase
të dya vendet nuk kan bër shumë në
këtë
drejtim, por mendimi im është, që ato duhet
të
bëjnë shumë më shumë,
që të
parandalohet largimi i njerëzve nga vendi. Shqipëria
dhe
Kosova me ndihmën e
mërgatës dhe shteteve mike, duhet të
investojnë
më shumë, që ato të bëhen
vende, ku secili, të mund të jetoj me dinjitet.
Mërgatës i rritet imazhi dhe
krenaria, duke pasur shtete të dinjitetshme, e jo
duke u rritur në numër!
8)
A ka pasur
informacion te mjaftueshem mbi veprimtarine e institucioneve per
diasporen te Kosoves dhe Shqiperise?
-
Informatat mbi
veprimtarinë e
institucioneve, i përcjellim aq sa
mundemi nga mediat dhe nuk
mund
të them, se ka pasur shumë informata në
këtë drejtim. Nëse informatat
kërkohen,
ndoshta edhe mund të gjenden në Webfaqet e
Institucioneve përkatëse, por kjo
është edhe e mundimshme, për ne që
bëjmë punë vullnetare, jashta orarit
të
rregullt profesional.
9) A mendoni se kanalet e reja te komunikimit kane mundesuar nje bashkeveprim
me te madh mes komuniteteve me njera-tjetren, por edhe te aktoreve shteterore
me vete diasporen?
-
Gjithësesi
këto kanale e kan lehtësuar
mundësinë
e komunikimit mes
njëri-tjetrit
në përgjithësi, pra
edhe të aktorëve shtetëror me
mërgatën, por për të
bashkëvepruar, duhet mund
dhe vullnet i dyanshëm, që për shkaqe
të ndryshme nuk shfrytëzohet sa duhet.
11.11.2020
Të çmuar krijues,
me kënaqësi ju njoftojmë, se Kryesia e Shoqatës "Pavarësia", në mbledhjen e mbajtur përmes videolidhjes, të mërkurën, më 11.11.2020, në vigjilie të 10-vjetorit të Shoqatës "Pavarësia" dhe 28 Nëntorit - Ditës së flamurit, ka marrë vendim për të themeluar
Çmimin "Pavarësia"
çmim ky, i cili do t'ju ndahet për çdo vit, krijuesve më të mirë konkurrues, të artit dhe letërsisë.
Ky çmim për her të parë do të ndahet, më 30 janar 2021, në ditën e 10-vjetorit të themelimit të Shoqatës "Pavarësia" dhe do të jet, një Çifteli me Logon e Shoqatës "Pavarësia" , si simbol i këngës për liri dhe pavarësi.
Me këtë rast, ju ftojmë, që krijimet tuaja në këto kategori letrare e artistike:
Ese, Tregim, Poezi,
Këndim, Pikë vallëzimi, Pikë instrumentale,
Recitim dhe Skeq humoristik
ti dërgoni më së largu, deri më 15 janar 2021 me e-mail, në adresën:
fjala-shqipe@shoqatapavaresia.de
Krijimet, duhet të jen autentike dhe mundësisht të pa publikuara, deri në shpalljen e rezultateve nga Komisioni vlerësues.
- Vlerësimi -
Krijimet tuaja, do të vlerësohen nga Komisioni vlerësues i Shoqatës Pavarësia dhe përveq çmimit „Pavarësia“ do të shpërblehen edhe vendi i dytë dhe i tretë, me çmime simbolike. Ato do të publikohen, në Webfaqen zyrtare të Shoqatës Pavarësia www.shoqatapavaresia.de, në Facebook dhe Instagram.
Me kreativitetin tuaj e pasuroni botën e kulturës sonë!
Sinqerisht,
Kryesia e Shoqatës Pavarësia
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
“Gjuha shqipe është
më e vjetër, se gjuha e
vjetër greke dhe ajo latine, prandaj edhe populli shqiptar,
është më i vjetri.”
(Sami Frashëri 1889, Bashkimi i
Shqipërisë)
25.09.2020 ora 19:00 Shtutgart
Këtë mbrëmje në Konsullatën e Republikës së Kosovës, në Shtutgart ku ishte organizuar: Nata e gjatë e Konsullatave, nga Ministria e Drejtësisë së Baden-Württembergut, ku i pranishëm ishte edhe ministri Guido Wolf, Shoqata "Pavarësia" prezantoj kulturën tonë.
10.07.2020
Rezultatet e Konkursit letrar
e artistik
Të nderuar anëtarë të
Shoqatës „Pavarësia“,
„Rrëfimi im në kohën e pandemisë“ ishte simbolike (për çka ju mirëkuptojmë plotësisht), e dimë se ju bartni në vete vlerat e mirëfillta kombëtare, të gjuhës e kulturës sonë.
1. Vepra fituese: Video me këngën "Shqipërinë e dua"
Kënduar nga: Hana dhe Nidal Selimi2. Vepra e dytë fituese: Poezitë „Baba Gjyshi im“ dhe „Athu pse“
Autor: Shaban Qelaj
Xhevdet Syla
08.03.2020 ora 15:00 # Anulohet Mbrëmja festive më 8 mars #
Të nderuara bashkëatëdhetare,
me keqardhje ju njoftojmë, se për hirë të kujdesit, që duhet të trgojmë nga përhapja e Virusit Corona, jemi të detyruar që ta anulojmë Mbrëmjen festive, të paraparë
më 8 mars 2020 nga ora 15:00 në
Raichberg Realschule
Schönbühlstr. 90
70188 Stuttgart
Shëndeti i të gjithëve ka prioritet dhe kjo është vetëm një masë preventive, që ne si organizator e shohim të nevojshme, prandaj ju lusim për mirëkuptim!
Me respekt
Kryesia e Shoqatës Pavarësia
15.02.2020(e Shtunë) ora 18:00 Koncert festiv
me rastin e 12-vjetorit të Pavarësë së Kosovës
Adresa: Raichberg-Realschule
Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Ost
Schönbühlstr. 90
70188 Stuttgart
15.12.2019 Stuttgart
Të dielën, më 15 dhjetor 2019, Shoqata Pavarësia mbajti Kuvendin vjetor të radhës, ku mori pjesë nje numër i konsiderueshëm i anëtarëve të saj.
Kuvendin e kryesoi z.Xhevdet Syla, kryetar.
Pasi që përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për bashkëpunimin e sinqertë, për punën e tyre vullnetare me qëllim të ruajtjes së gjuhës, kulturës, traditës, artit e vlerave kombëtare në përgjithësi, ai u shpreh se fëmijët tanë flasin shqip, vallëzojnë, këndojnë e mendojnë shqip, aq sa ne u japim arsye për ta bërë.
Në vazhdim kryetari Syla, raportoi mbi aktivitetet e shumta që Shoqata kishte realizuar gjatë vitit që po lëm pas, në mesin e të cilave shumë nga prezentimet e vallëtarëve nëpër manifestime të ndryshme si: përvjetori i 11 i Pavarësisë së Kosovës, Festa e Gruas, vizita në Parlamentin Europian, projekti i promovimit të librit të dr.Sabri Kiçmarit në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, pjesmarrja e vallëtarëve në disa evente të organizuara nga kompania "Dessa Market", gjithashtu me rastin e hapjes së ekspozitës me fotografi nga vizita e nënkryetarit të Parlamentit Europian, Rainer Wieland në Kosovë pjesmarrja në 3 ahengje familjare, Festa e Flamurit, hapja e Shkollës shqipe "Pavarësia" në Shtutgart e shumë aktivitete tjera.
Përveç tjerash, vendimi gjyqësor në favor të Shoqatës Pavarësia në lidhje me kontestin e logos, pas keqpërdorimit të saj nga ana e kryetarit të Shoqatës "Ansambli Pavarësia 2010", mund të cilësohet si një problem i zgjidhur me sukses brenda këtij viti.
Sfidë e radhës mbetet gjendja e një lokacioni për mbajtjen e aktiviteteve, mbrëmjeve familjare, etj.
Edhe arkatari Beqir Sopa, raportin mbi të hyrat dhe shpenzimet të llogaritura gjatë vitit 2019 i kishte përgatitur në mënyrë tabelare duke dëshmuar kështu në mënyrë të detajizuar transparencën ndaj anëtarëve të Shoqatës.
Nga raporti përfundimtar u dëshmua se bilanci në mes të hyrave dhe shpenzimeve ishte në proporcion të zhdrejt gjatê vitit 2019, që d.m.th se vlera e shpenzimeve e kishte kaluar vlerën e të hyrave.
- Ndryshimi i statutit të Shoqatës, paragrafi 1; .pika 2: Adresa e mëparshme e Shoqatës të mbetet vetëm Stuttgart ( hiqet emri i rrugës, numri i objektit) - u miratua unanimisht.
- Paragrafi 9; pika 2: Ftesa për Kuvend duhej të bëhëj së paku dy javë më herët vetëm përmes letrave postare. Tani mund të bëhët së paku dy javë para Kuvendit përmes mediave si: Viber, WhatsApp, Facebook, e-Mail etj. Edhe ky ndryshim u miratua nga të gjithë.
- Shkarkimi i Kryesisë aktuale ishte një ndër pikat e rendit të ditës që u miratua nga të pranishmit, për t'i lënë hapësirë votimit të Kryesisë së re.
Në bazë të votimit, me vota të mbyllura të afro 60 anëtarëve të Shoqatës, me të drejtë vote, nën mbikqyrjen e komisionit prej 3 anëtarësh: Bashkim Berisha, kryetar
Muhamet Syla dhe
Agron Hoxha
u zgjodh Kryesia e re prej 9 anëtarësh.
Pas një konsulte të shkurtër me shumicë votash u emëruan si vijon:
XHEVDET SYLA, kryetar
BASHKIM BERISHA, nënkryetar
VALMIR GASHI, sekretar
BEQIR SOPA, arkatar
HEDIJE SHALA
DURAK GASHI
SOFIE SOPA
DRENUSHA SHALA dhe
LUMTUMI PAJAZITI, anëtarë të Kryesisë.
Pas rizgjedhjes së tij, kryetari Syla falënderoi të gjithë anëtarët për besimin e dhënë dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë të punojë me përkushtim së bashku me Kryesinë e sapozgjedhur që vlerat kombëtare, gjuha dhe kultura jonë të trashëgohet te brezi i ri, krahas shkollimit dhe integrimit të tyre në shoqërinë gjermane.
Në fund, në shenjë falënderimi për kontributin e veçantë në afirmimin e vlerave kulturore kombëtare, si vallëtarë të Shoqatës Pavarêsia u ndanë disa mirënjohje për grupin e të rriturve, poashtu disa dhurata simbolike edhe për fëmijët e vegjël, të cilët na mbushin plot emocione kur theksojnë fjalët shqipe, recitojnë, këndojnë e vallëzojnë aq bukur dhe me shumë dëshirë.
Me një darkë të përbashkët, me biseda të këndshme e me urimet më të mira për të gjithë, përmbyllem aktivitetet e Shoqatës Pavarësia për vitin 2019, me shpresë që viti 2020 të na sjellë shëndet e gëzime e të lumtur të vazhdojmë me aktivitete të reja.
Sofie Sopa
më 15.12.19
Stuttgart, TV- Cannstatt
13.12.2019 Stuttgart
Sot në shkollën fillore Ameisenbergschule në Stuttgart, me iniciativë të Shoqatës Pavarësia dhe me përkrahjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart, nē mënyrë solemne u bë hapja e një klase me mësim plotësues në gjuhën shqipe e emërtuar sipas emrit të Shoqatës, Shkolla shqipe Pavarësia.
Dhjetëra nxënës në praninë e prindërve, familjarëve, mësuesve e veprimtarëve shprehen gëzimin dhe etuziazmin e tyre përmes valleve, këngëve e recitimeve. Kryetari i Shoqatës z. Xhevdet Syla përshëndeti dhe falënderoi për përkrahjen të gjithë të pranishmit si: shefin e Konsullatës së Kosovës z.Imer Lladrovci, konsullin z.Kadri Gërvalla, z. Xhafer Leci, veprimtar shumëvjeçar i kulturës shqiptare në Stuttgart, mësimdhënësi i dalluar z. Beqir Cikaqi etj.
Mësueset Hedije Shala, Sofie Sopa dhe Fahrije Kuqi premtuan përkushtim dhe gadishmëri që të ofrojnë përvojën e tyre arsimore e pedagogjike, që kjo shkollë të jetë një dritare e hapur e dijes për fëmijët e lindur dhe rritur në Stuttgart me rrethinë.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Njoftim
Hapet shkolla
shqipe “Pavarësia”
në Shtutgart
Me
moton „Mëso shqip - Ta
ruajmë
identitetin shqiptar”
Shoqata
“Pavarësia” në
bashkëpunim me shkollën fillore “Ameisenbergschule” dhe
Konsullatën e Republikës së Kosovës
në
Shtutgart, do të hapë
shkollën
shqipe “Pavarësia”
për mësim plotësues,
më
13.12.2019
me mësueset Hedije Shala, Sofie Sopa dhe Fahrije Kuqi(Ramadani)
Mësimi
mbahet të premteve nga ora 14:00 – 16:00
Adresa:
Ameisenbergschule
Ameisenbergstraße
2
70188
Stuttgart
Ftohen
prindërit e interesuar, që fëmijtë
e tyre të moshës
6-15 vjeq, ti
lajmrojnë në shkollën shqipe "Pavarësia"
deri më 07.12.2019
e-mail:
shkolla_shqipe@shoqatapavaresia.de
albanische_schule@vereinpavaresia.de
Telefon: 017645675131
( “Të kesh identitet do të
thotë, të jesh i
respektuar nga të
tjerët dhe të mund të matesh me të
tjerët!”)
Me respekt
Kryesia e
Shoqatës
Pavarësia
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
shqiptar, është më i vjetri.”
(Sami Frashëri 1889, Bashkimi i Shqipërisë)
23.11.2019(e Shtunë) ora 18:00 Koncert festiv
me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së flamurit kombëtar
Adresa: Raichberg-Realschule
Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Ost
Schönbühlstr. 90
70188 Stuttgart
03.10.2019 (e enjte) ora 15:00 Mbrëmje familjare
(vetëm për anëtarët dhe miqtë e Shoqatës Pavarësia)
Adresa: Altes Feuerwehrhaus Süd
Möhringer Str. 56, 70199 Stuttgart
06.09.2019 Schwäbisch Gmünd
Një ndër aktivitetet e Shoqatës Pavarësia për vitin 2019 ishte edhe pjesmarrja e një grupi vallëtarësh në Schwäbisch - Gmünd, në përkrahje të 15 nxënêsve nga Kosova të cilët ishin pjesë e projektit të përbashkët tê Konsullatës së Përgjithshme të Kosovês dhe Shoqatës Education Unlimited, bashkëpunim ky që po realizohet qê nga viti 2013, i nënshkruar nga zotëri Imer Lladrovci, tani shef i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës dhe zonja Kerstin Zielosko - Labonte, zyrtare e lartë në Ministrinë e Arsimit në Baden Württenberg.
Nxënësit nga Kosova të përzgjedhur përmes një testi nga lëmitë e ndryshme si: teknikë, informatikë, dizajn medial si dhe gjuhë gjermane gjatë vizitës së tyre 5 ditëshe ishin pjesmarrës në të ashtuquajturin "Summercamp Eule 2019", bashkëprojektues ne mesin e 65 nxënësve nga Gjermania.
Me aftësitë, idetë dhe kreativitetin e tyre ata jo vetëm qê nuk dallonin nga moshatarët e tyre gjermanë por edhe u shpërblyen me vendin e parë dhe të tretë, gjë që na bëri të ndihemi krenarë.
E prania e Shoqatës Pavarësia me grupin e vallëtarëve nê mbrëmjën e 6 shtatorit ( dita e katërt e projektit të tyre) u vlerësua mjaft nga nxënësit kosovarë por edhe nga té tjerët.
Pas prezantimit të 3 valleve me koreografi nga z. Selajdin Shala, koreograf i shoqatës, shijimit të ushqimit tradicional nga restaurant "Diamant", disa nga fëmijët u shprehen se ndiheshin si në Kosovë.
Së bashku vazhduan argëtimin deri në orët e vona të natës me këngë e valle shqipe.
Dita e nesërme për ta shënonte finalizimin e projekteve të filluara dhe njëkohësisht vlerësimin nga juria me vendin e parë dhe të tretë, ndërkaq edhe fëmijët tanë ndiheshin shumê të lumtur për takimin dhe suksesin e bashkatdhetarëve të tyre.
Shiko reportazhin: Summercamp 2019 EULE Gmünder Wissenswerkstatt
16.07. - 21.07.2019 "Sommerfestival der Kulturen"
Adresa: Marktplatz, Stuttgart
http://sommerfestival-der-kulturen.de
21.07.2019 ( e dielë ) nga ora 10:45 Pjesëmarrje e Ansamblit "Pavarësia"
Ftohen të gjithë shqiptarët në Shtutgart që ti përkrahin vallëtarët e Shoqatës Pavarësia në prezentimin e vlerave të kulturës shqiptare!
30.06.2019 ora 13:00 Takim familjar
(vetëm për anëtarët dhe miqtë e Shoqatës Pavarësia)
Adresa: Restaurant Bootshaus
Wagrainstrasse 140, 70378 Stuttgart
08.06.2019 ora 15:30 Festa e kampionit - AKV Bardhosh Gërvalla
Adresa: Brünner Str 11
71638 Ludwigsburg
Pjesëmarrje e Ansamblit "Pavarësia"
02.06.2019(e dielë) ora 15:30 Interkulturelles Kinderfest
Pjesëmarrje e grupit të fëmijve të Shoqatës "Pavarësia"
Adresa: Marktplatz, Stuttgart
Foto nga www.photo-kg.de
19.05.2019 (e dielë) ora 14:00 Promovim i librit
"Fitorja diplomatike"
Autor: Dr. Sabri Kiçmari
Adresa: Altes Feuerwehrhaus Süd
Möhringer Str. 56, 70199 Stuttgart
Strasburg: 14.03.2019
Mesazhi i kryetarit të Shoqatës Pavarësia drejtuar nënkryetarit të Parlamentit Evropian
I nderuar Z. Wieland,
unë ju
falënderoj në emër
të shoqatës shqiptaro-gjermane "Pavarësia" me seli në
Shtutgart, që
na keni mundësuar të vizitojm Parlamentin Evropian,
për pritjen tuaj shumë të
ngrohtë dhe gatishmërinë për
të biseduar me ne.
Pak javë
përpara udhëtimit
tonë këtu, doja ta publikoja vizitën e
planifikuar më 14.03.2019 në faqen e
internetit të shoqatës sonë dhe mendova më vete, cila do të
ishte motoja jonë,
çka na shtynë ne si shqiptarë me
prejardhje kryesisht nga Kosova, për të
vizituar këtë institucion të
rëndësishëm të Evropës dhe
pa u menduar shumë,
vendosa fjalinë e mëposhtme:
Bashkimi Evropian – jo
vetëm një ëndërr e bukur
për shqiptarët – ta njohim për
së afërmi.
Ju me siguri mund të
imagjinoni se çfarë dua të them me
këtë, megjithatë dua të theksoj se
përfshirja
e Shqipërisë dhe Kosovës (edhe
vendeve tjera të Ballkanit) në Bashkimin
Europian,
nuk guxon të mbetet vetëm një
ëndërr e bukur e popullit shqiptar.
Bashkimi Europian
është
një ëndërr e paqës
afatgjatë në Ballkan dhe shihet nga
qytetarët në rajon si
një mundësi reale.
Kjo nuk do të ishte
vetëm
kurorëzim i përcaktimit
pro-perëndimorë të shqiptarëve
që nga mesjeta, kur
Gjergj Kastrioti Skenderbeu mbrojti vlerat evropiane në
luftën kundër
Perandorisë Osmane, por kjo është
patjetër e nevojshme për promovimin e paqes
në rajon.
Unë do të
kisha dashur që
Bashkimi Evropian të shërbej si një
bartës i vërtetë i këtyre vlerave
dhe shtetin
më të ri në Evropë,
Republikën e Kosovës ta merr në gji pa
hezitim.
Fjala
kyçe – Liberalizimi i vizave. Ky do të
ishte
vetëm një hap i vogël, por shumë i
rëndësishëm për ta forcuar bindjen
e
kosovarëve - që ata i përkasin
Europës, pra janë pjesë e sajë.
Sot
është një moment shumë delikat
për Evropën që ta provojë
këtë, nesër
mund të jet tepër vonë.
Ju
keni thënë në konferencën tonë, me
temën "Kosova - Terra
Incognita", në prill të vitit të kaluar
në Shtutgart, se Bashkimi Evropian
është një strukturë e
shumë dëshirave dhe interesave, të cilat jo
lehtësisht pajtohen në çështje
të caktuara.
Këtë
e tregon p. sh. Brexit-i në mënyrë
të qartë, por mendoj se me një
kurajë pak më të madhe dhe një
vullnet të mirë duhet të ekzistojnë
mundësi të
vërteta.
Z.
Wieland: Unë e di se ju dhe Gjermania, si një nga
vendet më të
rëndësishme të Bashkimit Evropian, e keni
këtë vullnet të mirë.
Unë
do t'ju inkurajoja këtu për të transferuar
këtë vullnet të mirë
edhe te kolegët tuaj nga vendet e tjera anëtare,
në mënyrë që Kosova të mos
konsiderohet si një vrimë e zezë e
Evropës, por si një partner dhe pjesë e
së
tërës, e cila gjithashtu ofron mundësi
të mirë për Evropën. Një
popullësi e re
dhe e arsimuar mirë është vetëm
një shembull për këtë.
Z.
Wieland, ju me siguri e njihni historinë e popullit shqiptar!
Në
rrugën e vështirë për
mbijetesë, për shumë prej nesh nuk
është e
rastësishme që kemi gjetë një
shtëpi të dytë në Gjermani dhe
vendet e tjera të
Bashkimit Evropian.
Nuk kam
shifra të sakta, por flitet për rreth 500
mijë shqiptarë nga
Kosova në Gjermani dhe për më shumë
se një milion në Bashkimin Evropian.
Shumë
prej nesh janë zgjedhës që do të
votojnë në maj për zgjedhjet
parlamentare të Bashkimit Evropian.
Unë
dua t’ju inkurajoj:
- Mos
lejoni shpërbërjen e Evropës
-
Mbështetni Republikën e Kosovës në
këtë rrugë
- Mos
lejoni që paqja dhe prosperiteti në Evropë
të ken alternativë
Mbështetjen
tonë për këtë, patjetër
që e keni!
Ju
faleminderit!
Xhevdet Syla
..........................................................................................
Strasburg: 14.03.2019
Me moton:
Bashkimi Evropian - jo vetëm një ëndërr e bukur për shqiptarët - ta njohim për së afërmi
më 14 Mars 2019 anëtarët e Shoqatës Pavarësia do të jen për vizitë në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku do të priten për një bisedë nga nënkryetari i këtij Parlamenti z. Rainer Wieland dhe do të marrin pjesë në seancën plenare të Parlamentit.
Ky projekt i përbashkët me Shoqatën gjermane „Education Unlimited“ është vetëm njëri nga projektet e radhës që realizohet në kuadër të këtij bashkëpunimi. Projekte tjera të përbashkëta të Shoqatës Pavarësia dhe Shoqatës „Education Unlimited“ për këtë vit, tashmë jan fiksuar dhe do të publikohen me kohë.
Stuttgart Ost: 10.03.2019 ora 14:00 Mbrëmje festive për femra
Adresa: Raichberg-Realschule
Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Ost
Schönbühlstr. 90
70188 Stuttgart
16.02.2019(e Shtunë) ora 18:00 Koncert festiv
Adresa: Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Degerloch
Albstr. 70
70597 Stuttgart
24.01.2019 (e enjte) ora 18:00 Takim familjar
(vetëm për anëtarët dhe miqtë e Shoqatës Pavarësia)
Adresa: Altes Feuerwehrhaus Süd
Möhringer Str. 56, 70199 Stuttgart
25.11.2018(e dielë) ora 15:30 Koncert festiv
Adresa: Raichberg-Realschule
Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Ost
Schönbühlstr. 90
70188 Stuttgart
14.10.2018 ora 17:00 Takim familjar
(vetëm për anëtarët dhe miqtë e Shoqatës Pavarësia)
Adresa: Altes Feuerwehrhaus Süd
Möhringer Str. 56, 70199 Stuttgart
25.11.2018(e dielë) ora 15:30 Koncert festiv
Adresa: Raichberg-Realschule
Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Ost
Schönbühlstr. 90
70188 Stuttgart
14.10.2018 ora 17:00 Takim familjar
(vetëm për anëtarët dhe miqtë e Shoqatës Pavarësia)
Adresa: Altes Feuerwehrhaus Süd
Möhringer Str. 56, 70199 Stuttgart
22.07.2018
Të dielën, më 22 korrik 2018 u mblodh
Kuvendi i jashtëzakonshëm, si pasojë e
bojkotimit të punës, projekteve dhe
pjesëmarrjes në mbledhjet e organizuara nga
Kryesia, të tre anëtarëve, njëri
prej të cilëve mbante postin e nënkryetarit.
Për shkak të veprimeve të tilla, Kryesia e
Shoqatës numëronte 5 anëtarë
të
rregullt, duke qenë se që nga 18 Shkurti edhe
Sekretari i Shoqatës, i emëruar
më 16 dhjetor 2017, kishte dhënë
dorëheqje nga Kryesia. Për momentin Kryesia
kishte aktiv kryetarin, arkatarin dhe tre anëtarë
tjerë, që kishin marrë
besimin e shumicës në Kuvendin e kaluar zgjedhor
më 16 dhjetor 2017.
Kuvendin e kryesoi z. Xhevdet Syla, kryetar i Shoqatës
Pavarësia i cili pasi i
përshëndeti të pranishmit i paraqiti pikat e
rendit të ditës
që u aprovuan unanimisht nga të
pranishmit:
1) Shkarkimi i Baki Mustafit, Zaim Shejit dhe Premtime Shejit nga
Kryesia e
Shoqatës.
2) Zgjedhja e
katër anëtarëve të ri, për
ta plotësuar numrin e nevojshëm prej 9
anëtarësh, sa është e
paraparë sipas Statutit të Shoqatës.
Pas shpjegimeve
të nevojshme lidhur me
procesin e votimit, u bënë përgaditjet e
duhura ku çdo anëtar i rregullt pati
mundësi të vendos për emërimin e 4
anëtarëve të ri. Si rezultat i
kësaj u
zgjodhën:
Selajdin Shala
Gazmend Veselaj
Hedije Shala dhe
Valmir Gashi
Me propozim të Kryesisë dhe me shumicë
votash u emëruan Selajdin Shala,
nënkryetar dhe Sofie Sopa , sekretare.
Kryesia e dalë nga ky Kuvend ka këtë
përbërje:
Xhevdet Syla - kryetar
Selajdin Shala - nënkryetar
Sofie Sopa - sekratare
Beqir Sopa - arkatar
Durak Gashi
Lumtumi Pajaziti
Gazmend Veselaj
Hedije Shala
Valmir Gashi.
Të sapozgjedhurit falënderuan
anëtarësinë
për besimin e dhënë dhe u zotuan se
do të bashkëpunojnë për t'u
dhënë
hapësirën e nevojshme të rinjve dhe
fëmijêve
që të promovojnë kulturën,
traditën dhe
gjuhën amtare krahas integrimit në
shoqërinë evropiane.
Kryetari i informoi të pranishmit për një ofertë që vjen nga zonja Kerstin Zielosko - Labonte, zyrtare e lartë në Ministrinë e Kulturës së Baden - Württemberg - ut, për një vizitë në Parlamentin Europian në Straßburg që Shoqata "Pavarësia" ta bëj së bashku me Shoqatën gjermane "Education Unlimited", kryetare e së cilës është vet ajo.
Vizita do të
jetë njëditëshe dhe mbetet të
dakordohemi për datën, pasi që duhet
të jetë ditë pune.
Si çdoherë tjetër, edhe kësaj
radhe, arkatari Beqir Sopa, kishte përgaditur
përmbledhjen e bilancit financiar dhe raportoi para
anëtarësisë në
mënyrë të
hollësishme për të hyrat dhe shpenzimet
mujore që nga fillimi i vitit e deri me
tash..Gjithashtu u informuan mbi gjendjen momentale të
arkës.
E pas pjesës protokollare, salla e mbushur plotë me
familjarë, të cilët tashmë
kishin përfunduar përgaditjet e tavolinave ku
servohej llollojshmëri ushqimesh
tradicionale të gatuara nga zonjat e besa edhe
zotërinjtë, ishte koha ku do të
argëtoheshim me muzikë të zgjedhur nga
këngëtari Lulzim Tovërlani.
Këngë, valle, humor e shije nga sofra shqiptare,
ishte kombinimi perfekt i
kësaj mbrëmje familjare, pas përfundimit
solemn të këtij Kuvendi të
jashtëzakonshëm.
22.07.2018 ora 18:30 Takim familjar
(vetëm për anëtarët dhe miqtë e Shoqatës Pavarësia)
Adresa: Altes Feuerwehrhaus Süd
Möhringer Str. 56, 70199 Stuttgart
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
22.07.2018 ora 15:30 Kuvendi i Shoqatës Pavarësia
Të nderuar anëtarë, ju ftojm të merrni pjesë në kuvendin e Shoqatës Pavarësia.
Möhringer Str. 56, 70199 Stuttgart
01.07.2018 nga ora 11:00 Ekskursion i Shoqatës "Pavarësia"
11.05.2018 ora 17:30 Takim familjar
(vetëm për anëtarët dhe miqtë e Shoqatës Pavarësia)
Adresa: Altes Feuerwehrhaus Süd
Möhringerstr. 56
70199 Stuttgart
27.04.2018 ora 18:00 Konferencë me temën:
Kosovo - terra incognita
(Kosova - vend i panjohur)
10 Jahre Unabhängigkeit
(10 vjet Pavarësi)
Einblicke - Ausblicke
(vështrime - pikëpamje)
Veranstaltungsort: Bootshaus Restaurant, Wagrainstr. 140, 70378 Stuttgart
Die Veranstaltung findet am 27. April 2018 um 18:00 Uhr im Bootshaus Restaurant, Wagrainstraße 140, 70378 Stuttgart, statt.
Teilnehmen werden als Gastredner:
Herr Vizepräsident des Europäischen Parlaments Herr Rainer Wieland MdEP
und der
Deputy Head of Mission EULEX Kosovo Herr Bernd Thran.
Dies ist eine Veranstaltung von der Education Unlimited e. V. www.edu-unlimited.org
mit Unterstützung von der Jungen Europäer-JEF Baden-Württemberg e.V. sowie der
Deutsch-Albanischen Verein für Kultur, Jugend und Sport „Pavaresia“ e.V. Stuttgart.
Geplant ist eine moderierte Diskussionsrunde mit jeweils 10 minütigen Statements der Gastredner zu Beginn.
Dauer der Veranstaltung ca. 1:30 Uhr. Danach Austausch in zwangloser Atmosphäre.
Melden Sie sich für die Veranstaltung an, indem Sie das Anmeldeformular ausfüllen.
Anmeldung erforderlich, da nur eine begrenzte Anzahl an Plätzen zu Verfügung steht.
Ansprechpartner: Kerstin Zielosko-Labonte (Education Unlimited)Xhevdet Syla ( Shoqata Pavarësia ) Xhevdet.Syla@vereinpavaresia.de
Adresa: Liederhalle(Silcher-Saal)
Berlinerplatz 1
70174 Stuttgart
Teatri shqiptarë në Amerikë- Albanian theater in America, shfaqë dramën “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU “,
Bashkëorganizatorë
të shfaqjes jan:
- Shoqata “Pavarësia”
Stuttgart
- Shoqata Kulturore “Dardania” Mannheim
- Famullija Shqiptare „E Shejta Nëna
Tereze“ Stuttgart
- Shoqata Kulturore Shqiptare “Isa Boletini”
në Sindelfingen
- Shoqata Kulturore Shqiptare “Kosova” në
Fellbach
- Shoqata Kulturore “Kadri Zeka” Kirchheim Teck
- Shoqata Kulturore Shqiptare “Shqiponja”
në Schwäbisch Hall
- Qendra Kulturore Shqiptare Stuttgart
- Shoqata Kulturore Shqiptare Sali Çekaj“
Pfaffenhofen/Ilm
- Shoqata Kulturore Shqiptare “Nëna
Tereze” në Göppingen
Kjo shfaqje falë angazhimit të Shoqatave Shqiptare ka hyrë edhe në Kalendarin kulturor të qytetit të Stutgartit
11.03.2018 ora 15:00 Koncert festiv për femra - me rastin e 8 Marsit Ditës së gruas
Adresa: Altes Feuerwehrhaus Süd
Möhringerstr. 56
70199 Stuttgart
Stuttgart,17.02.2018 ora 18:30 Mbrëmje festive
Adresa: Raichberg-Realschule
Turn- und Versammlungshalle Ost
Schönbühlstr. 90
70188 Stuttgart
Bruksel, 24.12.2017 ora 19:00 Panairi i madh i Krishtlindjeve në Bruksel -
“Winter Pret -Christmas Market”
(24.11 - 31.12.2017)
Ansambli Pavarësia përkrahë Shqipërinë në këtë Panair,
me ftesë të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.
Adresa: Bruksel
Stuttgart 16.12.2017 ora 15:30 Kuvendi vjetor i Shoqatës Pavarësia
ora 19:00 Mbrëmje familjare
(vetëm për antarët dhe miqtë e Shoqatës Pavarësia)
Generationenhaus Stuttgart-Süd
___________________________________________________________
Kuvendi i
4-të
zgjedhor
i Shoqatës „Pavarësia“
Të shtunën me 16.12.2017, në
Generationshaus, Shoqata
"Pavarësia" mbajti Kuvendin e katërt zgjedhor, ku
morën pjesë
anëtarët e kryesisë së
Shoqatës, si dhe një numër i
konsiderueshëm i familjarëve,
të cilët tash e 6 vjetë janë
kontributdhënës qoftë përmes fondit
të Shoqatës,
qoftë përmes aktiviteteve të ndryshme
që zhvillon Shoqata.
Kryetari i Shoqatës z. Baki Mustafa, pasi i
përshëndeti të pranishmit, propozoi
këtë rend dite:
1. Raporti i punës njëvjeqare
2. Zgjedha e kryesisë së re
3. Të ndryshme
Ai
bëri një përmbledhje të
aktiviteteve të cilat kjo Shoqatë
i kishte zhvilluar gjatë vitit 2017, me ç'rast
falënderoi në radhë të
parë
valltarët të cilët me
dëshirë e përkushtim po i
prezantojnë vallet shqipe jo
vetëm në Stuttgart por edhe në vendet tjera
ku jeton mërgata shqiptare.
Një falënderim i veqantë i takon gjithsesi
dy koreografëve, Blerimit dhe
Fatjonës, të cilët
përkundër punës, familjes dhe studimeve po
gjejnë kohë për
ushtrime dhe organizime të ndryshme.
Edhe arkëtari i Shoqatës, z. Beqir Sopa deklaroi
në mënyrë të dokumentuar
buxhetin të cilin e disponon për momentin kjo
Shoqatë, dhe e bëri një
përmbledhje në pika të shkurta të
hyrjeve dhe shpenzimeve që janë
bërë brenda
vitit 2017.
Për drejtimin e procesit zgjedhor u formua një
komision tre antarësh. Pasi u
dhan sqarimet e nevojshme lidhur me procesin e votimit dhe u
përgaditën listat
me kandidatët e propozuar, të gjithë
anëtarët e rregullt të Shoqatës iu
nënshtruan votimit me vota të fshehta për
Kryesinë e Shoqatës.
Pas numërimit të votave nga 3 komisionerêt
zgjedhorë u përzgjodhen 9 anëtarët
e
Kryesisë që kishin marrë numër
më të madh të votave:
XHEVDET SYLA
BAKI MUSTAFA
PREMTIME SHEJI
ZAIM SHEJI
BEQIR SOPA
DURAK GASHI
SOFIE SOPA
LUMTUMI PAJAZITI
BEHAR DELIU
Me propozim të z. Durak Gashi, anëtar i rizgjedhur i
kryesisë, koreografi i
parë që vuri themelet e Ansamblit
"Pavarësia", zotëri Selajdin Shala
shpallet "Anëtar Nderi" i Shoqatës, nga
përvoja e të cilit mund të
përfitojnë edhe dy koreografët e rinj.
Nga 9 anëtarët e zgjedhur u emërua Kryesia e
ngushtë prej 4 vetash:
Xhevdet Syla -
Kryetar
Baki Mustafa -
Nënkryetar
Behar Deliu
- Sekretar
Beqir Sopa
- Arkëtar
Të sapozgjedhurit u zotuan se do të punojnë
me përkushtim, duke shkëmbyer
përvojat dhe duke u qëndruar pranë
kërkesave të këtyre të rinjve
që po rriten
në një shtet me kultura të ndryshme,
që krahas integrimit në shoqërinë
gjermane
ta ruajnë gjuhën dhe kulturën amtare, duke u
ndjerë krenarë çdoherë me
prejardhjen e tyre.
Pasi që kryetari i deritashëm i shpalli rezultatetet
e
zgjedhjeve dhe prezantoi
Kryesinë e re, të pranishmit në
sallë i
përshëndeti Kryetari i sapozgjedhur dhe
i falënderoi për besimin e dhënë,
që
njëherësh do t'jetë
përgjegjësi gjatë
mandatit të tij udhëheqës.
Argëtim me muzikë nga këngëtarja
Benita Pula, ushqime tradicionale të gatuara
nga anëtaret e Shoqatës e pije freskuese ishin
kombinim i bukur që na shoqëruan
deri në mesnatë.
Zürich, 03.12.2017 ora 18:00 Fol Shqip
Pjesëmarrje e Ansamblit Pavarësia në inqizimet e programit të vitit
të ri për Shoun televiziv "Fol Shqip".
Emisioni transmetohet më 31.12.2017 në TV21
Adresa: Villa Miami, Zürich
Stuttgart, 25.11.2017 ora 17:00 Koncert humanitar
Prezentim i Ansamblit Pavarësia
Organizim nga Studentët Shqiptar në Stuttgart
Adresa: Bootshaus Stuttgart, Wagrainstraße 140, 70378 Stuttgart
Stuttgart, 18.11.2017 ora 18:30 Koncert festiv
me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Adresa: Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Degerloch
Albstrasse 70
70597 Stuttgart
Ansambli Pavarësia shëndritë me ngjyrat kuq e zi në "Sommerfestival der Kulturen"
Adresa: Marktplatz, Stuttgart
http://sommerfestival-der-kulturen.de
Stuttgart 16.07.2017
08.07.2017 ora 18:00 MoCa Süd „
Südheimerplatz Stuttgart-Süd
Pjesëmarrje e Ansamblit "Pavarësia"
Adresa: Marktplatz, Stuttgart
Stuttgart 02.07.2017
14.05.2017 ora 13:30 Akademi përkujtimore për heroin kombëtar Sali Çekajn me rastin e përvjetorit të rënjes heroike
Adresa: Stadthalle Göppingen
Blumenstrasse 41, 73033 Göppingen
Organizim i Shoqatës "Pavarësia" në bashkpunim me shoqatat:
Qendra Kulturore Shqiptare Shtuttgart
Shoqata Kulturore “Kadri Zeka” Kirchheim Teck
Shoqata Kulturore Shqiptare "Bardhosh Gërvalla" në Ludwigsburg
Shoqata Kulturore Shqiptare “Isa Boletini” në Sindelfingen
Shoqata Kulturore Shqiptare “Kosova” në Fellbach
Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Stuttgart
Shoqata Kulturore Shqiptare “Nëna Tereze” në Göppingen
(Pjesëmarrje e "Ansamblit Pavarësia")
10.03.2017 ora 19:00 Mbrëmje festive për femra me rastin e 8 Marsit Ditës së Gruas
Adresa: Altes Feuerwehrhaus Süd(AWO-Stuttgart)
Möhringerstr. 54
70199 Stuttgart
Stuttgart, 11.02.2017 ora 18:30 Mbrëmje festive
me rastin e 9-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Adresa: Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Degerloch
Albstrasse 70
70597 Stuttgart
Stuttgart, 14 - 22.01.2017
-
Shoqata Pavarësia përkrah Shqipërisë në panairin më të madh të turizmit në Evropë
P
Se vargjet e Fan S. Nolit “Mbahu Nëno mos ke frikë se ke djemt në Amerikë!” jan sllogan që në vazhdimësi vlen për shqiptarët kudo në botë, dëshmon edhe përkrahja që mori Shqipëria nga djemtë e vajzat shqiptare nga Shtutgarti në Panairin më të madh në Evropë per turizëm “CMT Messe Stuttgart 2017” ku Shqipëria ishte për herë të parë e ftuar si vend mysafir gjegjësisht vend partner “Partner Country” i ketij Panairi.
Për të prezentuar mundësitë e turizmit në Shqipëri në këtë Panair ishte përkujdesur Agjencia Kombëtare e Turizmit të Shqipërisë që përmes broshurave në gjuhët kryesore europiane ju ofronte vizitorëve të shumtë një pasqyrë të atraksioneve më të bukura shqiptare, si të plazheve mesdhetare, pamjeve malore, lumenjëve e qyteteve historike.
Por aty nuk mungoi as prezentimi i kulturës shqiptare me anë të këngës e valleve, veshjeve tradicionale, por edhe ushqimeve nga kuzhina shqiptare.
Përveq grupeve artistike që kishin ardhur nga disa treva të Shqipërisë si Tropoja, Tirana, Himara etj. bartës të prezentimit të vlerave kulturore shqiptare gjat gjithë javës sa zgjati Panairi ishin Shoqatat kulturore shqiptare nga Shtutgarti dhe rrethina, që mbledhin në gjirin e tyre kryesisht mërgimtarët shqiptarë nga Kosova por edhe nga Shqipëria dhe trojet tjera etnike shqiptare.
Vend të posaqëm kishin prezentimet nga Ansambli i këngëve e i valleve të Shoqatës Pavarësia nga Shtutgarti, në tri ditë të panairit ku Ansambli Pavarësia u përcill me interes të veqant nga shikuesit e shumtë, si në skenën kryesore të Panairit, poashtu edhe në Stendën e rezervuar për Shqipërinë ku këndohej e hidheshin vallet shqiptare bashkë me stafin e ardhur nga Shqipëria.
Mediat Gjermane i dhan publicitet të madh këtij panairi, duke e prezentuar Shqipërinë si vend me bukuri të rralla natyrore, pllazhe të mrekullueshme, qytete historike të mbrojtura nga UNESCO e shqiptarët si një popull tradicionalisht mikpritës dhe me një prejardhje të lashtë që daton nga Ilirët.
Për bashkëatdhetarët në Gjermani ky Event ishte mundësi e rrallë për të shfaqur krenarinë e të qenit shqiptarë.
Stuttgart, 19.11.2016 ora 18:30 Koncert festiv
me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Adresa: Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Degerloch
Albstrasse 70
70597 Stuttgart
Berlin, 01.07. - 03.07.2016
Ekskursion dy- ditësh në kryeqendrën gjermane, me anëtarët e shoqatës "PAVARËSIA"
Tanimë
e shndërruar në traditë, pas një
viti
aktivitetesh, anëtarët e shoqatës
"Pavarësia" kësaj radhe zgjodhën
kryeqytetin gjerman për të kaluar një
fundjavë të këndshme.
Çastet
e bukura që kaluam së bashku, duke
përshkuar rrugën nga Shtutgarti në Berlin,
vizita dy-ditëshe atje dhe kthimi
sërish në Shtutgart, do të mbesin
gjatë në kujtesën e secilit nga ne dhe
shpresoj të jenë
motivim
për fëmijët dhe koreografët
që në vazhdimësi të japin
kontributin e tyre duke
na sjellur valle te reja me motive nga atdheu.
Rrugëtimin
tonë 9 - orësh e realizuam me autobus,
sikurse edhe dy ekskursionet e mëhershme, ne Paris (2014) dhe
në Vjenë (2015)
duke iu falëderuar të nderuarit Zaim Sheji,
anëtar i shoqatês sonë, i cili
vullnetarisht na e mundëson vozitjen.
Sa
kënaqësi të gjithë sê
bashku nga treva të
ndryshme shqiptare, shtjelloheshin tema të ndryshme, humor,
muzikë të qeshura e
valle. Nga Prishtina e Llapi, nga Prizreni e Suhareka, nga Struga
pitoreske e
Ulqini i bukur, nga Istogu, Skënderaj e Kamenica. Kishim edhe
zonjën Eva Shala,
nuse Mushtishti, e cila aq natyrshëm komunikon në
gjuhën shqipe, sa që nuk
është e lehtë ta dallosh që
është gjermane.
Por
gjithsesi ata që janë zemra e kësaj shoqate,
pa të cilët jo që s' do t' kishte kuptim,
por s'do t'funksiononte fare, ishin
fëmijët të cilët sillnin freski dhe
atmosferë hareje, e me ta rruga na u bë
përgjysmë më e shkurtër.
Kështu
me të mbërritur në Berlin u akomoduam
në Hotel,
sepse të nesërmen e kishim të rezervuar
për vizita, nëpër vende të ndryshme
që
na i ofronte kryeqendra e bukur gjermane.
Të
çlodhur e të relaksuar filluam rrugëtimin
tonë
me autobusin e struganit të palodhshëm, që
përpos vozitjes, natyrisht kujdesej
që përmes
shumëllojshmërisë së
muzikës që përzgjidhte bashkë me
Fatjonen,
Linden e Gentin të përmbushte dëshirat e
secilit.
Si
udhërrëfyes na shërbeu një mik i
Selajdinit,
koreografit tonë. Jetonte prej shumë kohësh
në Berlin dhe kishte njohuri mbi
historinë e vendeve që kishim përzgjedhur
t'i vizitonim, arsimtari i nderuar,
Hajriz Mamaj na shoqëroi gjatë gjithë
ditës.
Vizitën
e parë sigurisht qe do ti bënim
"Murit të Berlinit", thënë më
saktë disa segmenteve që kishin
mbijetuar nga ai mur.
Te mbetjet e "Murit të Berlinit"
Muri
i Berlinit ishte një barrierë e lartë gati 3
m, e ndërtuar në vitin 1961 nga qeveria komuniste e
Gjermanisë Lindore, nën
komandën ruse, për të parandaluar kalimin e
emigrantëve nga blloku lindor në
përëndim. Ky mur e përshkonte
gjithë Berlinin duke e ndarë në dysh
për 28 vjet.
U
shkatërrua në nëntor të vitit 1989.
Pas
nje qëndrimi rreth 40 minuta i shfrytëzuam
edhe për të bërë ndonjë
foto.
Pastaj
udhëtuam në këmbë duke kaluar
përreth
varrezave të hebrejve, u mblodhëm sërish
së bashku para Portës së Brandenburgut
( Brandenburger Tor) në Pariser Platz.
Ky
monument njihet si simbol kombëtar për popullin
gjerman dhe ngërthen në vete histori të
rëndësishme.
Te "Brandenburger Tor"
Vizitën
e radhës e kishim të rezervuar 2 muaj më
herët. Në ora 12:00 në Bundestagun gjerman
ishte e paraparë vizita e anëtarëve
të shoqatës "Pavarësia" nga Shtutgarti. Pas
procedurave identifikuese
dhe kontrolleve rutinore, u gjendem në sallën e
Parlamentit ku natyrisht kishte
edhe vizitorë tjerë.
Aty
dëgjuam ligjërata se si funksionon Parlamenti
gjerman dhe për historikun e tij.
Ishte
gjithsesi një eksperiencë e bukur të njihesh
për së afërmi ...
Vizita
këtu na mori kohë më shumë se 3
orë sepse
ishim një grup prej 54 vetësh , dhe çdo
gjë shkonte në mënyrë procedurale.
Foto, video e përshtypje të paharrueshme morëm me vete ...
Në Parlamentin Gjerman(Bundestag)
Pas
një agjende të
ngjeshur domosdoshmërisht se
kishim uri të gjithë. Me propozimin e arsimtarit
Hajriz të gjithë u pajtuam që
të drekonim së bashku në një
restoran ku servoheshin ushqime tradicionale, që
nga qebapat, burekë, ëmbëlsira të
ndryshme, mish viqi e qengji...Derisa prisnim
porositë , shkëmbyem biseda e batuta të
ndryshme që na shërbyen mjaft edhe
gjatë rrugës për në Shtutgart.
E
po nuk ishte aq e lehtë të plotësosh shijet
e
secilit...Natyrisht kishte edhe ankesa (hahhaha)...
Pas
drekës u kthyem në hotel që të
relaksoheshim
dhe vendosëm që mbrëmjen ta kalonim secili
si dëshironte, kështu që të
gjithë e
shfrytëzuam për takime me shokë , miq a
familjarë që kishim në Berlin.
Të
nesërmen pas një shujte të mirë
mëngjesi, u
nisëm në mënyrë të
organizuar drejt qytetit Potsdam.
Koha
që kaluam në parkun e Potsdamit dhe moti i
freskët që mbretëronte na ofruan
një ambient shumë relaksues, që na
shërbeu si
energji për të mos e ndjerë lodhjen e
rrugës për Shtutgart.
Disponimi
i Rinisë tonë të mrekullueshme nuk u zbeh
gjatë gjithë rrugës...
Në
ora 22.00 u ndamë duke marrë me vete kujtime
të
paharrueshme.
Shtutgart, Korrik 2016
11.03.2016 ora 19:00 Mbrëmje festive për femra me rastin e 8 Marsit Ditës së gruas
Adresa: Altes Feuerwehrhaus Süd
Möhringerstr. 54
70199 Stuttgart
Stuttgart, 20.02.2016 ora 18:30 Koncert festiv
Adresa: Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Degerloch
Albstrasse 80
70597 Stuttgart
Stuttgart, 21.11.2015 ora 18:00 Koncert festiv - me rastin e përvjetorit të Ditës së flamurit.
Adresa: Liederhalle Stuttgart
Mozartsaal
Berlinerplatz 1
70174 Stuttgart
Stuttgart, 19.07.2015
Vjenë, 26.06. - 28.06.2015
SHOQATA "PAVARËSIA" VIZITOJ VJENËN
Në vazhdën e aktiviteteve kulturore, organizimi i një ekskursioni të tillë për anëtarët e sajë kishte sa karakter argëtimi aq edhe karakter njohje me kulturën dhe historinë e një qyteti të bukur.
Derisa Zaimi ngiste me përgjegjësi autobusin, Ramizi me të tjerët nën tingujt e çiftelisë së Rilindit ja thoshin këngëve të vjetra shqipe, që ngjallnin kujtime për trimat shqiptarë nga e kaluara jonë, por edhe të mallëngjimit e të dashurisë për atëdhe. E kur i këndohej dashurisë, pëlciste vallja me gëzim.
Arritëm pak pas mesnate në Vjenë dhe u vendosëm në dhomat e prenotuara të hotelit për të kaluar natën e parë. Dukej se kishim problem me parkimin e autobusit, por këtë problem e zgjodhi shpejt Blerimi me zhdërvjelltësinë e tij, kështu që mund të flinim të qetë.
Të shtunën pas një nate të qlodhur dhe ngrënjes së mëngjesit, itinerarin e vizitave e filluam në këmbë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Goldeggasse, disa qindra metra nga hoteli ku na priti ngrohtësisht konsulli Imer Lladrovci bashk me familjen e tij.
( Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës )
Pasi na dëshiroj mirëseardhje në Vjenë e në veqanti në përfaqësinë diplomatike të Kosovës, ai shprehu mirënjohjen e tij për aktivitetet e shoqatës „Pavarësia“( të cilën ai e kishte njohur edhe gjat shërbimit të tij në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart ) dhe punës që bën ajo në promovimin dhe ruajtjen e vlerave kulturore shqiptare.
Ai e cilësoj të rëndësishëm rolin e përfaqësive diplomatike në mbështetje të bashkëatdhetarve e sidomos të shoqatave dhe koordinimit të punës së tyre. Nga të dhënat ekzistuese ai vlersoi se në gjithë Austrinë jetojnë rreth 30.000 shqiptarë që përafërsisht mund të krahasohet me numrin e shqiptarve që jetojnë në Shtudgart me rrethinë.
Mirëpo në pritje ishte edhe Mirela Shira kryetare e këshillit koordinues të shoqatave shqiptare në Austri, e cila shpalosi punën që bën ky këshill në bashkërendimin e aktiviteteve të bashkëatdhetarëve tanë në shërbim të ruajtjes së ghuhës, kulturës e traditës sonë pa dallim feje a krahine, sepse feja e shqiptarit është Shqiptaria. Ajo veqoi këtu „Javën e kulturës shqiptare“ që ishte mbajtur në Vjenë, aktivitet i cili do të organizohet edhe vitin e ardhshëm, ku ftoi shoqatën „Pavarësia“ që të jetë pjesëmarrëse aktive në këtë aktivitet.
Ne e duam vendin prej
nga vijmë, por duhet ta duam edhe vendin ku
jetojmë dhe të jemi pjesmarrës aktiv edhe
në vendimmarrje. Jo vetëm të
trajtohemi si njerëz të mirë,
puntorë të mirë krahu, por edhe Inxhinier e
doktor të mirë e pse jo të angazhohemi edhe
në politikë përfundoj fjalën e saj
zonja Shira.
Në
emër të shoqatës
„Pavarësia“ kryetari Baki Mustafa u
falënderua për mikpritjen e zotit Lladrovci
dhe respektin që ai ka për shoqatën
tonë.
Pasi shpalosi aktivitetet e shoqatës ai me knaqësi i
konfirmoj
zonjës Mirela Shira pjesëmarrjen e shoqatës
„Pavarësia“ në
„Javën e kulturës
shqiptare“ në Vjenë duke e
falënderuar për
ftesën.
Pas vizitës
së zyrave të punës dhe bërjes
së disa fotografive të përbashkëta,
përfunduam vizitën në Ambasadën e
Republikës
së
Kosovës.
Duke ecur në këmbë kaluam pranë „monumentit rus“ i rrethuar me një fontanë të gjerë dhe arritëm kështu në sheshin „Schvarcenberg“ ku ishte koha e drekës.
Pas një dreke të begatë rrugëtimi ynë vazhdoj me autobus per te „sheshi i heronjve“ (Heldenplatz). Ky shesh karakterizohet me statujat e kalorsëve „Duka Karlit“ dhe „Princit Eugen“ prej nga e merr edhe emrin.
Në mesin e
shumë ndërtesave muzeale që gjenden aty, ne
nuk e patëm
shumë të lehtë ta gjenim „Muzeun
historik dhe të artit“(Kunst Historische
Museum) përkatësisht „Dhomën e
Armëve dhe mjeteve të blinduara“ ku ruhet
shpata
dhe përkrenarja e heroit tonë Gjergj Kastrioti
– Skenderbeut që ishte destinimi
ynë kryesor.
Kurreshtja ishte
tepër e madhe për tu çmallë me
armën e trimit dhe
ankthi nuk vonoi, pasi
përkrenarja dhe
shpata ishin vendosur në hyrje të muzeut.
„Ja ku është“ – u
ngazëllyem të
gjithë, siq do të ngazëllehej Naimi
Frashëri dy
shekuj më parë, teksa shkoi i
sëmurë në
kryeqytetin e Austrisë për
ti vizituar armët e Skenderbeut:
("…
Lum ti, moj Shqipëri!" thashë,
Armët e ti' kur i pashë
Ndë Belvedere në Vjenë,
Sikur pashë Skënderbenë“).
(Përkrenarja
dhe Shpata e Skenderbeut)
Nga blicët e aparateve fotografike, shëndritnin pa ndalë përkrenarja e florinjtë me kokën e dhisë mitike dhe shpata e lavdishme e trimit.
Koleksioni i pafund i
armëve të vjetra e mjeteve tjera ndihmëse
për luftë nga koha e dinastisë së Leopoldit e
Habsburgëve që ishin të
ekspozuara
në muze nuk mund ta zbehnin shkëlqimin e
shpatës e përkrenares së
Skënderbeut
që ishte më e bukura.
U
larguam nga muzeu me një lloj mburrje e
krenarie të veqant, që e pamë armën
e kolosit tonë të fuqishëm, me të
cilën ju
vu përballë Perandorisë Osmane duke e mundur
atë në 22 beteja në luftë
për
lirinë e shqiptarve, por edhe mbrojtjen e popujve tjerë
të kontinentit të vjetër.
Unë
me familjen time zgodhëm të takohemi me të
afërmit tanë Adnanin dhe Vlorën, dy
të rinjë nga Kosova tashmë të
martuar që
studijojn në Universitetin e Vjenës. Në
të vërtetë Adnani veq se kishte
përfunduar me studimet master të
informatikës dhe pëveq që punon si
programues
softverik në një firmë austriake, punon edhe
si asistent në fakultetin ku i ka
mbaruar studimet, kurse Vlora një studente e zgjuar vazhdon
studimet me sukses.
Me knaqësi na
pritën para Stefansdom-it një katedrale me
lartësi 107 metra e ndërtuar në
shekullin e 13 për të na e treguar më tej
Rathaus-in një ndërtesë e ndërtuar
në
stilin e ri gotik, por edhe Operën shtetërore
të Vjenës që është
një nga
shtëpitë më të njohura të
Operës në botë.
Duke shëtitur
në
Kärntnerstrase një rrugë me dyqane të shtrenjta
duhej të
ndalemi para vitrinave të njërës, për ta
fotografuar një SAHER
TORTE specialitet i njohur me të
cilin karakterizohet Vjena.
Pas
një trokitje të fortë në
derë, Cali e
Blerimi ishin shtangur kur derën e kishte hapur një
afrikan i përgjumur, që
ishte paksa i frikësuar. E kishin gabuar dhomën!
Duke i
kërkuar
falje atij, me të qeshura ja mësyjn dhomës
ku ishin fjetur Endriti e Bujari që
u zgjuan me sy të përgjumur për tju bashkuar
kështu udhëtimit tonë te kështjella
Shënbrun(Schloss Schönbrunn).
Ishte
Zonja Lladrovci(gruaja
e Konzullit Immer Lladrovci) me dy djemtë e saj që na
shoqëroj gjatë gjithë
vizitës te kështjella Schönbrunn
për çka e falënderojm nga zemra.
Emri i
kështjellës rrjedh mbase nga thënja e
perandorit Matthias i
cili në vitin 1619 gjat
gjuetisë kishte
zbuluar një krua artezian, me q’rast kishte thirrur
„Welch’ schöner Brunn“
(„Çfarë kroi i bukur“).
Dhe vërtet
mahnitesh me bukurinë e këtij vendi i cili
përveq kroit
artezian ku rrjedh uji pa ndërpre, të ofron nga
kodrina përballë, një pamje
spektakulare në parkun e gjerë të
lulëzuar dhe kështjellën e ndërtuar
në stilin
barok. Për herë të parë
kështjella ishte ndërtuar si rezidencë
për perandoren
Eleonora Gonzaga në mes viteve 1638 e 1643 dhe pas
dëmtimeve që kishte pësuar
nga pushtimi i dytë osman më 1683, kështjella si
dhe parku me formën që kan sot, ishin
rindërtuar më 1743 në
kohën e perandorës Maria Theresia, ku deri pas
luftës së parë botërore
shërbente si rezidencë verore e familjes perandorake
austriake dhe ishte qendër
kulturore dhe politike e perandorisë së
Habsburgëve.
U ngjitëm deri në
kodrinë për ta
soditur atë bukuri përrallore dhe duke mos
lënë anash fotografitë me njëri
tjetrin që do na mbesin gjat në kujtim.
U
kthyem në autobus për të marrë
rrugën për në Shtudgart me ndjenjë
të një
relaksi shpirtërorë që njeriu e
përjeton kur kënaqet me bukuritë e rralla.
Udhëtimi
për në „shtëpi“
në qaste i ngjante
një feste të vërtetë nën
duartrokitjet e
shumta pas këngëve që këndoheshin
spontanisht nga
bashkëudhëtarët, por edhe të
qeshurave nga humori i herëpashershëm i Blerimit i
cili
përmes mikrofonit
moderonte udhëtimin.
Falënderim i posaqëm nga të gjithë udhëtarët ju dedikua Zaimit për durimin dhe vozitjen perfekte.
Korrik 2015
Shtutgart, 14.02.2015
NË
SHTUTGART U KREMTUA PËRVJETORI I SHTATË I SHTETIT
TË
KOSOVËS
Në
një atmosferë të
ngrohtë, me muzikë e valle shqipe, shoqata
për kulturë , rini dhe sport
„Pavarësia“ në Stuttgart, si
çdo vit tjetër festoi edhe ditëlindjen e
shtatë të
shtetit të Kosovës, me qëllimin më
të mirë, që edhe ne shqiptarët
që jetojmë
larg atdheut, të lodhur nga pesha e rëndë e
mërgimit, të mblidhemi së bashku
dhe t'i harrojmë për disa orë problemet dhe
hallet ditore, ose t'i ndajmë ato
së bashku me të tjerët.
Sikur edhe në përvjetorët tjerë, edhe këtë vit, qindra shqiptarë, nga vende të ndryshme të Gjermanisë, por edhe nga Zvicrra, ishin mbledhur në Stuttgart, për t'a festuar së bashku këtë ditë të shënuar.
Pas
intonimit të Hymnit
Kombëtar, nga kompozitori i njohur Lorenc Xhuvani dhe nderimit
të martirëve te
lirisë, me një minut heshtje, u prezantuan para
publikut disa nga vallet e
shumta, që koreografi Selajdin Shala, me profesionalizmin e
tij artistik dhe me
një vullnet te pashoq po i përgatitë me
të rinjtë dhe të rejat që po rriten
në mërgim.
Kryetari i shoqatës, z.Baki Mustafa pasi që përshëndeti dhe uroi të pranishmit për 7 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ai falënderoi edhe stafin për punën e tyre rreth organizimit të kësaj Mbrëmjeje madhështore e veçmas fëmijët dhe të rinjët, që me dëshirën më të madhe po e mbajnë gjallë ndjenjën kombëtare përmes valleve, këngëve e recitimeve që po sjellin në skenë.
„Pavarësia“,
ka bërë që
ushtrimet, varësisht nga mosha e fëmijëve,
të mbahen në dy grupe.
Edhe
studentja Fatjona
Mustafa, me përkushtimin dhe talentin e saj, nuk po kursen
kohën e saj të çmuar
për përgatitjen e valleve me grupin e
fëmijëve nga mosha 3-15vjeç.
Kësaj radhe
ajo kishte zgjedhur dy valle të bukura për t'i
prezantuar në programin e
larmishëm artistik.
E
sa herë që përmendet
shoqata „Pavarësia“, aty
është edhe grupi i rapsodëve
dukagjinas,
nën
udhëheqjen e bacë Shaban Qelajt, me zërin
dhe tingujt e bukur të qiftelisë dhe
veshjet tradicionale te Dukagjinit.
Foto
nga atmosfera festive në sallë
Shtutgart, 17 Janar 2015
Koncert me ORFEO ELETTRONICO – Një mit në muzikën e re
kështu
titullohej
prezentimi i mbajtur në dy mbrëmje, më 17
dhe 18 Janar 2015 në Generationenhaus
në Shtutgart, nga komponisti i veprës së
parë Lorenc Xhuvani(anëtar i Shoqatës
„Pavarësia“) dhe baritoni Hartmut Schulz.
Deri
në ditët e
sotme ky material është ende aktual – dhe
çfarë muzike mund të zhvillohet me
këtë rast, u tregua në
këtë program, ku Lorenc Xhuvani me një
koponim të
përsosur të tingujve elektronik e solli te shikuesit atmosferën e
imagjinuar që përshkruan ngjarjen
e kësaj legjende të lasht.
Baritoni
Hartmut
Schulz duke rrëfyer para qdo akti, ngjarjet e
legjendës, realizoj nën tingujt
elektronik me zërin e tij profesionist, këtë
vepër muzikore që publikun e sjell
në antikë, përkatsisht në themelet
e muzikës.
Vepra të reja muzikore për shikuesit, Lorenci na premton edhe në të ardhmen, së shpejti edhe me tingujt e pianos.
Shoqata „Pavarësia“ i freskon rregullisht informatat mbi ngjarjet kulturore në Webfaqen e sajë www.shoqatapavaresia.de në rubrikën „AKTUALE“.
Shtutgart, 22 Nëntor 2014
Shtutgart , 01 Mars 2014 Koncert festiv
shiko spotin -->
Përgaditur nga Sofie Sopa
Shtutgart, 07 Dhjetor 2013
Mbrëmja
festive e organizuar për nder të
101-Vjetorit
të Pavarësisë së
Shqipërisë -
Dëshmi e kultivimit të vlerave
të kulturës e traditës shqiptare në
Shtutgart
Kjo do të ishte përmbledhja në një fjali, e kësaj mbrëmje festive në organizim të Shoqatës Pavarësia që u mbajt më 7.Dhjetor.2013 në Shtutgart.
Prania
e më shumë se 700 bashkëatdhetarëve
tanë nga Shtutgarti por edhe
nga qytetet tjera të Gjermanisë, e bëri
këtë festë edhe më
madhështore nga përmbajtja duke i shtuar
atmosferës harenë,
buzëqeshjen dhe krenarinë e të qenit
shqiptar.
Këtë e mundësoi programi i pasur artistik me recitime, monlogje e valle të interpretuara me elegancë nga Ansambli Pavarësia,
nxënësit e shkollave shqipe nga Stutgarti dhe Fellbahu,
por edhe këngët e bukura të artisteve Shkurte Fejza e Doruntina Qamili.
Ushqimet tradicionale të përgaditura nga gratë anëtare të Shoqatës Pavarësia, sollën begati të veqantë në tryezën festive të kësaj mrëmje.
Pas
intonimit të hymnit kombëtar, kryetari i
Shoqatës Pavarësia z. Baki
Mustafa e hapi manifestimin duke i përshëndetur
të gjithë të
pranishmit dhe u uroj atyre mirëseardhje në
këtë mbrëmje
festive. „Sot nuk do të flasim shumë, sot
do të këndojm, do të
vallzojm, sot do të festojm së bashku“
ishin fjalët e tij.
Mysafir në këtë mbrëmje ishte i pranishëm edhe deputeti i Bundestagut gjerman nga radhet e Partisë Demokristiane(CDU) Dr. Stefan Kaufmann i cili në fjalën përshëndetëse ju uroj të gjithë bashkëatdhetarëve tanë përvjetorin e ditës së flamurit dhe shprehu mirënjohjen e tijë për shoqatën Pavarësia e cila e nderoi me ftesën e bërë, për të festuar së bashku me shqiptarët këtë festë të rëndësishme. „Sipas të dhënave që disponoj unë, në Shtutgart jetojn rreth 30.000 shqiptarë, të cilët jan shum mirë të integruar në shoqërinë gjermane dhe i ftoj ata të bëhen pjesë e Partisë Demokristiane Gjermane (CDU)“ përfundoj fjalën deputeti i parlamentit gjerman.
Të pranishmit i përshëndeti edhe konzulli i Konzullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart z. Faket Kajtazi icili përkujtoj gjakun e derdhur të heronjëve dhe të dëshmorëve në luftrat për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës. Ai falenderoi qeverinë gjermane dhe popullin gjermanë për ndihmën e dhënë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të Kosovës, por edhe ndihmat tjera në fushën e diplomacisë për çlirimin dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Një referim për Ditën e flamurit e mbajti veprimtari i shquar nga Shtutgarti z. Xhafer Leci, i cili përkujtoj ngjarjet dhe rrethanat historike që sollën deri te 28 nëntori i vitit 1912 kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, por edhe synimet e pandalura të shqiptarëve në Ballkan që të jetojn të bashkuar, në trojet e tyre etnike.
Vend të veqant në këtë manifestim kishte ceremonia e shpalljes së Dr. Nusret Pllanës „Anëtar Nderi i Shoqatës Pavarësia“.
Duke përkujtuar zërin e tij radiofonik në radion „Kosova e lirë“ nga koha e luftës çlirimtare në Kosovë „Ju flet Kosova e lirë, ju flet Kosova e lirë ...“ moderatori i kësaj mbrëmje z. Rifat Avdiu e ftoi atë në skenë për të pranuar mirënjohjen që shoqata Pavarësia e ndanë për herë të parë në nderim të personaliteteve që kan merita të veqanta për punën e bërë në luftë dhe në paqe në shërbim të qështjes kombëtare.
Mirënjohjen në emër të shoqatës Pavarësia atij ja dorëzoi koreografi i palodhur i Ansamblit Pavarësia z. Selajdin Shala.
Duke u
falënderuar për këtë
mirënjohje, Dr. Pllana e theksoj
rëndësinë
e veqant që ka kjo mirënjohje për
të, duke aluduar në shoqatën
Pavarësia e cila ka mundësuar promovimin e
parë në diasporë të
librit të tij „Terrori i Serbisë Pushtuese
mbi Shqiptarët
1844-1999“, por edhe se ky nderim vjen në
një datë kaq të
rëndësishme të historisë
sonë siq është Dita e flamurit,
102-vjetorin e së cilës dhashtë zoti ta
festojm me bashkimin e
trojeve etnike shqiptare e përfundoj fjalën e tij
profesori i
nderuar.
Kënga e vallëzimi nuk kishin të ndalur deri në mesnatë.
Stuttgart
Dhjetor, 2013
© 2013 www.shoqatapavaresia.de