Flamuri

Mirësevini në Shoqatën Pavarësia

Me knaqësi ju mirëpresim në faqen tonë të internetit. Këtu ju mund të mësoni në lidhje me programin aktual të Shoqatës sonë, por edhe mund të gjeni  informacione të dobishme për ju.
Sugjerimet, komentet, rekomandimet apo përvojat tuaja në ngjarjet tona, ju mund të na i dërgoni nëpërmjet formularit të kontaktit ose me e-Mail në info@shoqatapavaresia.de. Ne ju dëshirojmë kënaqësi me aktivitetet tona kulturore dhe momente argëtimi në ngjarjet tona. Ne e mirëpresim takimin me ju.

                                          


Aktivitetet aktuale
                                             

2022


17.07.2022  Shtutgart, Marktplatz

Xhevdet Syla

 

ShShFKosShSh

"MË SHUMË KULTURË SHQIPTARE  NË SHTUTGART"
(Moto e Shoqatës "Pavarësia")

Vallëtarët e Ansamblit të Shoqatës "Pavarësia" (grupi i të rinjëve), tundin sërish skenën muzikore në Shtutgart,
 TË DIELËN ,  MË 17.07.2022,  ora 13:30
             Festivali veror i kulturave
          (Sommerfestival der Kulturen)
           Adresa: Marktplatz, Stuttgart
Pas festivalit të fëmijëve, radhën e ka festivali më i madhë ndërkombëtar i muzikës, në hapësirën jugore të Gjermanisë, që mbahet në Shtutgart nga 12.07. - 17.07.2022.
Për një javë rresht, prezentohen këtu artistë e grupe të njohura artistike nga mbarë bota.
Shoqata "Pavarësia" është pjesëmarrëse e rregullt, në prezentimin e vlerave të kulturës  shqiptare 
në këtë festival.
Mbështetja juaj, të dashur bashkatdhetarë 🇦🇱 është vlerë e shtuar e kulturës sonë!
Mirësevini!



Ls1
V1


03.07.2022  Shtutgart, Marktplatz

Beqir Sopa

Sot në festivalin e fëmijëve në Stuttgart,
Fëmijët e Shoqatës „Pavarësia“ prezantuan bukur kulturën shqiptare!

KF



30.04.2022  Shtutgart

Konferenca e XII e Federatës së mjekëve shqiptarë në Europë

Një përmbledhje nga Konferenca e XII e Federatës së mjekëve shqiptarë në Europë, të mbajtur m
ë 30.04.20212 në Stuttgart,  me ç'rast u themelua edhe dega e kësaj Federate për Landin e Baden-Württembergut,  me Dr. Genc Kelmendin në krye të saj.
Në përkrahje të punimeve të kësaj Konference dhe të Mbrëmjes Gala, ndër pjesëmarrës të tjerë ishte edhe Shoqata Pavarësia me Ansamblin e sajë me të njëjtin emër.
Vallet e Ansamblit Pavarësia të përgaditura nga koreografi Selajdin Shala sollën knaqësi të veqant tek të pranishmit.


FM



05.04.2022   Shtutgart

(Lidhje e percjellur nga Facebook)
                                                                                                           K2                                                                                   
                                                                                                                                                                                                                                                                            
Udhëheqësja e Konsullatës së Përgjithshme Lumturie Lipoveci, së bashku me Zv. Konsullin Gramoz Berisha dhe Asistenten Ekzekutive Hanife Statovci kanë pritur në takim z. Xhevdet Syla, kryetar i Shoqata Pavarësia Stuttgart e.V.
Z. Syla njoftoi stafin e Konsullatës me aktivitetet e shoqatës. Ai potencoi gatishmërinë për bashkëpunim me Konsullatën dhe shoqatat tjera. „Kemi mirëpritur qasjen tuaj bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse. Eshtë qasje që premton rritjen e bashkëpunimit.“
Znj. Lipoveci shpalosi planin dhe qasjen e saj për bashkëpunim me shoqatat në Baden-Württemberg.
„Do të takoj secilën shoqatë shqiptare në BW për të kërkuar bashkëpunim. Pastaj, së bashku, do të hartojmë planin e bashkëpunimit. Konsullata do të jetë urë lidhëse dhe promotor i bashkëpunimit në mes juve“.
Udhëheqësja e Konsullatës Lumturie Lipoveci po e vazhdon ciklin e takimeve me të gjitha shoqatat shqiptare në Baden-Württemberg.

https://www.facebook.com/115882546448880/posts/728775868492875/


02.04.2022 (e Shtunë) ora 18:00   Mbrëmje familjare  



NGA MBRËMJA FAMILJARE, MË 02.04.2022 NË STUTTGART

 F_a_f
 Atmosferë_e_ngrohtë_festive


FJALA E KRYETARIT TË SHOQATËS "PAVARËSIA":

Të dashur anëtarë e miq të Shoqatës „Pavarësia“,                 

bora na e solli sot bardhësinë e një dimri pak të vonuar, prandaj ju përshëndes ngrohtësisht në këtë mbrëmje të ftohtë.
Është kënaqësi të jemi në numër kaq të madh sonte së bashku, në një ambient familjarë dhe ky është një tregues i mirë, i përafrimit më të madhë të bashkëatdhetarëve tanë këtu, në Shtutgart.
Poashtu na jepë shpresë gjendja përgjithshme shëndetësore, se takimet tona me njëri-tjetrin do të jenë më të shpeshta e më të begatshme dhe izolimin 2-vjeqar të shkaktuar nga pandemia të mos e përjetojmë më asnjëher. Lutemi për këtë!

- Këtu në Shoqatën „Pavarësia“ ne mbajmë gjallë gjuhën, kulturën e traditën shqiptare dhe lidhja jonë me atëdheun, pra me Shqipërinë, Kosovën dhe të trojet tjera etnike nga vijnë shqiptarët, bëhet më e fortë, duke folur shqip me njëri-tjetrin, duke shkruar e kënduar shqip.
Dhe dua që ta kuptoni se sa e bukur dhe e pasur është gjuha shqipe. Ajo përveq se është gjuha më e vjetër, me rrënjët më të thella, gjuha shqipe është shenja e parë e kombit shqiptar, prandaj flisni shqip ju lutem gjithëher kur mundeni, në familje, me miqë e shokë, në punë e në shkollë.
Kështu e ruajmë dhe e forcojmë identitetin tonë.
"Se të kesh identitetet do të thot, të jesh i respektuar nga të tjerët dhe të mund të matesh me të tjerët!"( Xh. S.)

Pra zoti na krijoj shqiptarë, me një gjuhë të bukur, përmes së cilës mësuam të rritemi, të edukohemi, të besojmë.
 Dhe kur jemi te besimi, e dimë të gjithë se, shqiptarët njihen si populli me respektin e tolerancën më të madhe ndërfetare.

Fakti se shqiptarët kan përqafuar tri religjione, atë katolik, islam e ortodoks, nuk i ka penguar asnjëher të jetojnë e të festojnë bashkë, përkundrazi janë shembull për kulturën mbarënjerzore.
Sot ka rastisur(pa dashur), që të takohemi në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, prandaj ju uroj të gjithë besimtarëve muslimanë agjërim të lehtë, sakrificë e lutje të pranueshme te zoti, për më shumë paqe, më shumë solidaritet e më shumë dashuri për shqiptarët.

- Jemi dëshmitarë se numri shqiptarve në Shtutgart e në Gjermani, po rritet, çdo ditë e më tepër. Sigurisht që i gëzohemi faktit kur secili ka plotësuar dëshirat e aspiratat e tij jetësore, por kjo e vërtetë e dhimbshme, nuk na bën krenar si komb e besoj asnjërin nga ne.
Prandaj mendoj se, ne duhet të kontribojmë, siq bëjmë vazhdimisht, për forcimin e përparimin e vendeve tona, Shqipërisë, Kosovës, e trojeve tjera etnike, që atje të jetohet me dinjitet.

Pra, të mos e harrojmë kurr atëdheun tonë!

- Të gjithë anëtarëve të ri dhe miqëve, që jan
ë për herë të parë në mbrëmje familjare te Shoqata Pavarësia ju dëshiroi mirëseradhje dhe dua tju jap disa informata në lidhje me Shoqatën.
Shoqata Pavarësia është organizim vullnetar dhe udhëhiqet në bazë të statutit, nga kryesia e sajë 9 anëtarshe e cila zgjidhet qdo dy vjet nga kuvendi i Shoqatës. Asnjë anëtarë i kryesisë nuk paguhet, as nuk ka ndonjë beneficion, por angazhohet vullnetarisht.

Secili anëtarë që don të jap kontributin e tij mund të kandidohet për tu zgjedhur në kryesi. Statutin e Shoqatës e gjeni në internet në Webfaqën e Shoqatës www.shoqatapavaresia.de ku gjeni edhe informata tjera mbi aktivitetet e Shoqatës.
- Anëtarësia për familje është 10€ në muaj ose 120€ në vit.

- Të gjthë anëtarët e kan hyrjen falas në aktivitetet(Koncerte, Tubime familjare, etj. ) që organizon Shoqata Pavarësia.

Kemi ushtrime të rregullta vallëzimi qdo të dielë - në dy grupe për çka i falënderoj sot dy asistentet e reja të koreografit Selajdin Shala, Marigona Veselajn dhe Leonita Pajazitin që po bëjnë një punë të mrekullueshme me vallëtarët e Ansamblit.

Dua të ju shprehi një falënderim të gjithë grave e vajzave të Shoqatës „Pavarësia“ për  përgaditjen e ushqimeve tradicionale shqiptare, që si gjithëherë e begatojnë tryezën tonë.
Një falënderim tjetër gjithashtu për përgaditjen e ushqimit „Putengeschnezeltes“ i dedikohet Familjes Selimi, Besirit dhe Ajshes.

- Sot me ne është këngëtarja Benita Pula, një artiste e madhe, me një zë të ëmbël dhe të dashur, e cila do të na argëtoi me këngën shqipe.
Unë e falënderoj Benitën në emër të Shoqatës Pavarësia, që ka ardhur nga Heilbroni bashkë me kolegun e sajë Bajazit Zhegrova, të cilëve ju dëshirojmë mirësardhje dhe  i përshëndesim së bashku me një duartrokitje.

Tani e shpalli të hapur byfenë, ku secili mund të marr ushqimet e përgaditura, dhe pijet e preferuara, në mënyrë që tju mundësojmë atyre që agjërojnë, ta presin iftarin me dinjitet.
Atyre që agjërojnë ju dëshiroj një iftar të shijshëm.

Të gjithëve, ju bëftë mirë darka e „Pavarësisë“!

Ju dëshiroj një mrëmje të mirë.
Faleminderit!

Kryetari
Xhevdet Syla


https://fb.watch/cn-MMRr0OL/



30.01.2021

L10


30.01.2021

10 VITE MBURRJE ME KULTURËN SHQIPTARE NË SHTUTGART

SHOQATA "PAVARËSIA" ( 30.01.2011 - 30.01.2021 )


Të dashur miq,

kur jemi fëmijë të vegjël, dëshirojmë të rritemi dhe të ecim vet!
Kur i bëjmë 10 vjet, gëzohemi se jemi rritur  një çikë dhe mund të vrapojmë me vrull!

 Ky vrull, patjetër që na e shton krenarinë e na shtynë drejt një të ardhme të sigurt, të cilën duhet ta trasojmë duke i kujtuar qastet e gëzuara, sukseset, por edhe sfidat nga të cilat nxjerrim mësime për punë më të mirë.

 Dhe emri "Pavarësia" nuk është vetëm një emër i dashur që na përcjell me dekada ne shqiptarëve, por para së gjithash është sinonim i pjekurisë së një shoqërie që mund të ecë vet, në këmbët e sajë.
 Shoqata "Pavarësia", sot në ditëlindjen e 10-të,  jo vetëm simbolikisht mbanë mbi supe vlerat e këtij sinonimi.
Duke i ruajtur e promovuar vlerat e kulturës shqiptare gjatë gjithë këtyre viteve në Shtutgart, ajo sot  është një ombrellë jo vetëm e anëtarëve të sajë shumë të çmuar, ku kultivohet dashuria për atëdheun dhe identiteti kombëtar, por është edhe një dritare inspirimi për të gjithë ata që besojnë në vlerën e të qenit shqiptar.
Madje unë mendoj, se ruajtja dhe kultivimi i vlerave tona kulturore, gjithandej ku jetojnë shqiptarët,  është arma më e fortë me të cilën mund ti rrënojmë muret e mosbesimit, e që rrjedhimisht na bën partner të barabartë me kombet e Europës.
Të gjithë juve, që në këtë dekadë, nga themelimi i Shoqatës "Pavarësia"30 janar 2011 e deri më sot, keni dhënë kontributin tuaj,  që vërtetë të mundemi ta arsyetojmë sot emrin tonë, ju falënderoj nga zemra dhe ju uroj për këtë përvjetor!

Gëzuar me shëndet
Xhevdet Syla


30.01.2021

Me rastin e 10-vjetorit të themelimit, të Shoqatës "Pavarësia" në Shtutgart

NDAHET PËR HER TË PARË Çmimi "PAVARËSIA"


KG

Poeti
KADRI GËRVALLA
( Fitues i Çmimit "Pavarësia" 2021)



Stuttgart, 16.11.2020  

 Intervist
a e kryetarit të Shoqatës "Pavarësia" z. Xhevdet Syla, dhënë gazetarit  Rigon Harxhi


(Intervista është realizuar si pjesë  e një studimi te zotit Harxhi per nje artikull shkencor qe ka ne fokus diasporen shqiptare dhe perkrahjen institucionale nga Kosova dhe Shqiperia, te cilin do ta publikojme ne nje reviste shkencore. ( R. H. ))
 

   1)   Cili ka qene roli juaj dhe cfare keni bere personalisht per komunitetin ku ju jetoni?

- Si kryetar i Shoqatës “Pavarësia”, në Shtutgart të Gjermanisë, drejtoj këtë bashkësi të kommunitetit shqiptar, që është në shërbim të afrimit me njëri-tjetrin, të ruajtjes dhe promovimit të gjuhës, kulturës e traditës shqiptare, por edhe në shërbim të promovimit të integrimit të komunitetit shqiptar, në shoqërinë gjermane.

     Janë këto fusha të aktiviteteve, me të cilat roli i Shoqatës është i lidhur ngusht:

- Vallëzim e këndim popullor shqiptar( Ansambli „Pavarësia“ )

- Mësim plotësues në gjuhën shqipe( Shkolla shqipe „Pavarësia“ )

- Çmimi „Pavarësia“

- Leksione mbi artin, letërsinë, vendet shqiptare dhe gjermane, etj.

- Mbrëmje muzike dhe vallëzimi, lexime poetike, pika artistike, etj. 

- Udhëtime studimore

- Aktivitete sportive

    

2) Sipas mendimit tuaj sa e rendesishme eshte diaspora per zhvillimin e vendeve si Kosova she Shqiperia?

- Sidomos në aspektin socio-ekonomik, mërgata është e rëndësishme, si për zhvillimin e Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës, kam parasyshë këtu remitencat familjare si dhe investimet në vendlindje. Përveq investimit të kapitalit, janë idetë dhe përvojatë, që sjellin pjestarët e mërgatës, të rëndësishme, që ndikojnë dukshëm në zhvillim, por nuk mund të shihet ndikimi i mërgatës, si vendimtar në zhvillimin e gjithëmbarshëm.
Është i dhimbshëm dhe shqetësues fakti, që mërgata shqiptare po rritet gjithnjë e më shumë.
Largimi i rinisë, dhe në përgjithësi, numri i madhë i shqiptarëve që largohen në vazhdimësi, nga Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera etnike, përveq që përbën dëm të pa riparueshëm në rrafshin kombëtar, ndikon ndjeshëm, në zhvillimin e ngadalshëm, të, të dya vendeve.


3) Ne cilen fushe shihni kontribut me madh te anetareve të diaspores?

- Mendoj se u përgjegja në këtë pyetje më lart, por mund të shtoj se potenciali i mërgatës, sidomos ai profesional nuk shfrytëzohet sa duhet nga vendet e origjinës.

4) Sipas jush, sa e organizur eshte diaspora shqiptare dhe cili eshte roli i shoqatave shqiptare ne diaspore?

- Në përgjithësi organizimi është i brisht, por nuk mund të flitet për mërgatën shqiptare, në përgjithësi, pasi ajo është e shpërndarë, në shumë vende të botës dhe kjo e determinon edhe mundësinë e organizimit. Edhe në Gjermani, organizimi në Shoqata e Klube i përfshinë vetëm një pjesë të mërgatës.
Puna e Shoqatave shqiptare, bazohet kryesisht në ruajtjen e identitetit kombëtar.


 

5) A shihni i problem ruajtjen e indetitetit tek brezat e rinj?

- Po patjetër, që shoh një problem, madje kjo është një breng e madhe.
Për këtë arsye, përveq rolit të familjes, organizimi i mërgatës luan rol shumë të rëndësishëm.


6) Duke qene se jeni kryetar i shoqates, a keni pasur mbeshtetje nga institucionet e vendeve te orgjines?

- Mbështetja e vetme institucionale për Shoqatën “Pavarësia” ka qenë bashkëpunimi me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart, në disa projekte.

7) Cilat nga dy vendet, Shqiperia apo Kosova, mendoni se ka bere me shume per afrimin e diaspores?

 

-  Mbase të dya vendet nuk kan bër shumë në këtë drejtim, por mendimi im është, që ato duhet të bëjnë shumë më shumë, që të parandalohet largimi i njerëzve nga vendi. Shqipëria dhe Kosova me ndihmën e mërgatës dhe shteteve mike, duhet të investojnë më shumë, që ato të bëhen vende, ku secili, të mund të jetoj me dinjitet.

     Mërgatës i rritet imazhi dhe krenaria, duke pasur shtete të dinjitetshme, e jo

     duke u rritur në numër!

 
     8) A ka pasur informacion te mjaftueshem mbi veprimtarine e institucioneve per

         diasporen te Kosoves dhe Shqiperise?

 
-        Informatat mbi veprimtarinë e institucioneve, i përcjellim aq sa

mundemi nga mediat dhe nuk mund të them, se ka pasur shumë informata në këtë drejtim. Nëse informatat kërkohen, ndoshta edhe mund të gjenden në Webfaqet e Institucioneve përkatëse, por kjo është edhe e mundimshme, për ne që bëjmë punë vullnetare, jashta orarit të rregullt profesional.

    9) A mendoni se kanalet e reja te komunikimit kane mundesuar nje bashkeveprim

        me te madh mes komuniteteve me njera-tjetren, por edhe te aktoreve shteterore

        me vete diasporen?

 

-        Gjithësesi këto kanale e kan lehtësuar mundësinë e komunikimit mes   

njëri-tjetrit në përgjithësi, pra edhe të aktorëve shtetëror me mërgatën, por për të bashkëvepruar, duhet mund dhe vullnet i dyanshëm, që për shkaqe të ndryshme nuk shfrytëzohet sa duhet.

 

 


11.11.2020




Të çmuar krijues,

me kënaqësi ju njoftojmë, se Kryesia e Shoqatës "Pavarësia", në mbledhjen e mbajtur përmes videolidhjes, të mërkurën, më 11.11.2020,  në vigjilie të 10-vjetorit të Shoqatës "Pavarësia" dhe 28 Nëntorit - Ditës së flamurit, ka marrë vendim për të themeluar


Çmimin "
Pavarësia"    



çmim ky, i cili do t'ju ndahet për çdo vit,  krijuesve më të mirë konkurrues, të artit dhe letërsisë.
Ky çmim për her të parë do të ndahet, më 30 janar 2021, në ditën e 10-vjetorit të themelimit të Shoqatës "Pavarësia" dhe do të jet, një  Çifteli me Logon e Shoqatës "Pavarësia" , si simbol i këngës për liri dhe pavarësi.

Me këtë rast, ju ftojmë, që krijimet tuaja në këto kategori letrare e artistike:

Ese, Tregim, Poezi,
Këndim, Pikë vallëzimi, Pikë instrumentale,
Recitim dhe Skeq humoristik

ti dërgoni më së largu, deri më 15 janar 2021 me e-mail, në adresën:

 fjala-shqipe@shoqatapavaresia.de

Krijimet, duhet të jen autentike dhe mundësisht të pa publikuara, deri në shpalljen e rezultateve nga Komisioni vlerësues.

- Vlerësimi -
 Krijimet tuaja, do të vlerësohen nga Komisioni vlerësues i Shoqatës Pavarësia dhe përveq çmimit „Pavarësia do të shpërblehen edhe vendi i dytë dhe i tretë, me çmime simbolike. Ato do të publikohen, në Webfaqen zyrtare të Shoqatës Pavarësia www.shoqatapavaresia.de, në Facebook dhe Instagram.


Me kreativitetin tuaj e pasuroni botën e kulturës sonë!

Sinqerisht,
Kryesia e Shoqatës Pavarësia

 

---------------------------------------------------------------------------------------------------------

“Gjuha shqipe është më e vjetër, se gjuha e vjetër greke dhe ajo latine, prandaj edhe populli shqiptar, është më i vjetri.”

(Sami Frashëri 1889, Bashkimi i Shqipërisë)





25.09.2020    ora 19:00 Shtutgart

Nata e gjatë e Konsullatave
Beqir Sopa
                                       

Këtë mbrëmje në Konsullatën e Republikës së Kosovës, në Shtutgart ku ishte organizuar: Nata e gjatë e Konsullatave, nga Ministria e Drejtësisë së Baden-Württembergut, ku i pranishëm ishte edhe ministri Guido Wolf, Shoqata "Pavarësia" prezantoj kulturën tonë.

n1
  
10.07.2020

Rezultatet e Konkursit letrar e artistik

 Rrëfimi im në kohën e pandemisë

 
Të nderuar anëtarë të Shoqatës „Pavarësia“,

edhe pse pjesëmarrja juaj në Konkursin letrar e artistik, me moton

 Rrëfimi im në kohën e pandemisë“ ishte simbolike (për çka ju mirëkuptojmë plotësisht), e dimë se ju bartni në vete vlerat e mirëfillta kombëtare, të gjuhës e kulturës sonë.

Kësaj radhe, jemi të lumtur ti shpërblejmë për veprat e tyre konkuruese si vijon:

1. Vepra fituese: Video me këngën "Shqipërinë e dua"

Kënduar nga: Hana dhe Nidal Selimi

 Hana dhe Nidali shpërblehen me nga një libër(„Trimi i mirë me shokë shumë“ dhe „Vjersha të zgjedhura për fëmijë“) si dhe me 20€.


2.
Vepra e dytë fituese: Poezitë „Baba Gjyshi im“ dhe „Athu pse“

Autor: Shaban Qelaj

Shaban Qelaj shpërblehet me librin „Paqja e ftohtë“

 

Urime dhe suksese!

Me respekt,

Në emër të komisionit vlerësues

Xhevdet Syla




08.03.2020  ora 15:00  # Anulohet Mbrëmja festive më 8 mars #
 
Të nderuara bashkëatëdhetare,

 me keqardhje ju njoftojmë, se për hirë të kujdesit, që duhet të  trgojmë nga përhapja e Virusit Corona, jemi të detyruar që ta anulojmë Mbrëmjen festive, të paraparë

më 8 mars 2020 nga ora 15:00 në
Raichberg Realschule
Schönbühlstr. 90
70188 Stuttgart

Shëndeti i të gjithëve ka prioritet dhe kjo është vetëm një masë preventive, që ne si organizator e shohim të nevojshme, prandaj ju lusim për mirëkuptim!

Me respekt
Kryesia e Shoqatës Pavarësia 
                                         


f8


15.02.2020(e Shtunë)  ora 18:00  Koncert festiv
                                        me rastin e 12-vjetorit të Pavarësë së Kosovës

                                Adresa:  Raichberg-Realschule
                                             Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Ost

                                              Schönbühlstr. 90
                                              70188 Stuttgart


f15




15.12.2019 Stuttgart 

KUVENDI VJETOR 2019


Të dielën, më 15 dhjetor 2019, Shoqata Pavarësia mbajti Kuvendin vjetor të radhës, ku mori pjesë nje numër i konsiderueshëm i anëtarëve të saj.
Kuvendin e kryesoi z.Xhevdet Syla, kryetar.
Pasi që përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për bashkëpunimin e sinqertë, për punën e tyre vullnetare me qëllim të ruajtjes së gjuhës, kulturës, traditës, artit e vlerave kombëtare në përgjithësi, ai u shpreh se fëmijët tanë flasin shqip, vallëzojnë, këndojnë e mendojnë shqip, aq sa ne u japim arsye për ta bërë.

  Në vazhdim kryetari Syla, raportoi mbi aktivitetet e shumta që Shoqata kishte realizuar gjatë vitit që po lëm pas, në mesin e të cilave shumë nga prezentimet e vallëtarëve nëpër manifestime të ndryshme si: përvjetori  i 11 i Pavarësisë së Kosovës, Festa e Gruas, vizita në Parlamentin Europian, projekti i promovimit të librit të dr.Sabri Kiçmarit në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, pjesmarrja e vallëtarëve në disa evente të organizuara nga kompania "Dessa Market", gjithashtu me rastin e hapjes së ekspozitës me fotografi nga vizita e nënkryetarit të Parlamentit Europian, Rainer Wieland në Kosovë pjesmarrja në 3 ahengje familjare, Festa e Flamurit, hapja e Shkollës shqipe "Pavarësia" në Shtutgart e shumë aktivitete tjera.

Përveç tjerash, vendimi gjyqësor në favor të Shoqatës Pavarësia në lidhje me kontestin e logos, pas keqpërdorimit të saj nga ana e kryetarit të Shoqatës "Ansambli Pavarësia 2010", mund të cilësohet si një problem i zgjidhur me sukses brenda këtij viti.

Sfidë e radhës mbetet gjendja e një lokacioni për mbajtjen e aktiviteteve, mbrëmjeve familjare, etj.

  Edhe arkatari Beqir Sopa, raportin mbi të hyrat dhe shpenzimet të llogaritura gjatë vitit 2019 i kishte përgatitur në mënyrë tabelare duke dëshmuar kështu në mënyrë të detajizuar transparencën  ndaj anëtarëve të Shoqatës.
Nga raporti përfundimtar u dëshmua se bilanci në mes të hyrave dhe shpenzimeve ishte në proporcion të zhdrejt gjatê vitit 2019, që d.m.th se vlera e shpenzimeve  e kishte kaluar vlerën e të hyrave.

- Ndryshimi i statutit të Shoqatës, paragrafi 1; .pika 2: Adresa e mëparshme e Shoqatës të mbetet vetëm Stuttgart ( hiqet emri i rrugës, numri i objektit) - u miratua unanimisht.

- Paragrafi 9; pika 2: Ftesa për Kuvend duhej të bëhëj së paku dy javë më herët vetëm përmes letrave postare. Tani mund të bëhët  së paku dy javë para Kuvendit përmes mediave si: Viber, WhatsApp, Facebook, e-Mail etj. Edhe ky ndryshim u miratua nga të gjithë.

  - Shkarkimi i Kryesisë aktuale ishte një ndër pikat e rendit të ditës që u miratua nga të pranishmit, për t'i lënë hapësirë votimit të Kryesisë së re.

Në bazë të votimit, me vota të mbyllura të afro 60 anëtarëve të Shoqatës, me të drejtë vote, nën mbikqyrjen e komisionit prej 3 anëtarësh: Bashkim Berisha, kryetar
                    Muhamet Syla dhe
                    Agron Hoxha
u zgjodh Kryesia e re prej 9 anëtarësh.
Pas një konsulte të shkurtër me shumicë votash u emëruan si vijon:

XHEVDET  SYLA, kryetar
BASHKIM   BERISHA, nënkryetar
VALMIR  GASHI, sekretar
BEQIR  SOPA, arkatar
HEDIJE  SHALA
DURAK  GASHI
SOFIE  SOPA
DRENUSHA  SHALA dhe
LUMTUMI  PAJAZITI, anëtarë të Kryesisë.

Pas rizgjedhjes së tij, kryetari Syla falënderoi të gjithë anëtarët për besimin e dhënë dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë të punojë me përkushtim së bashku me Kryesinë e sapozgjedhur që vlerat kombëtare, gjuha dhe kultura jonë të trashëgohet te brezi i ri, krahas shkollimit dhe integrimit të tyre në shoqërinë gjermane.

Në fund, në shenjë falënderimi për kontributin e veçantë në afirmimin e vlerave kulturore kombëtare, si vallëtarë të Shoqatës Pavarêsia u ndanë disa mirënjohje për grupin e të rriturve, poashtu disa dhurata simbolike edhe për fëmijët e vegjël, të cilët na mbushin plot emocione kur theksojnë fjalët shqipe, recitojnë,  këndojnë e vallëzojnë aq bukur dhe me shumë dëshirë.

Me një darkë të përbashkët, me biseda të këndshme e me urimet më të mira për të gjithë, përmbyllem aktivitetet e Shoqatës Pavarësia për vitin 2019, me shpresë që  viti 2020 të na sjellë shëndet e gëzime e të lumtur të vazhdojmë me aktivitete të reja.


Sofie Sopa
më 15.12.19
Stuttgart, TV- Cannstatt

 


13.12.2019 Stuttgart 

Përgaditur nga Sofie Sopa

Hapje solemne e shkollës shqipe “Pavarësia” në Shtutgart

Sot në shkollën fillore Ameisenbergschule në Stuttgart, me iniciativë të Shoqatës Pavarësia dhe me përkrahjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart, nē mënyrë solemne u bë hapja e një klase me mësim plotësues në gjuhën shqipe e emërtuar sipas emrit të Shoqatës, Shkolla shqipe Pavarësia.
Dhjetëra nxënës në praninë e prindërve, familjarëve, mësuesve e veprimtarëve shprehen gëzimin dhe etuziazmin e tyre përmes valleve, këngëve e recitimeve. Kryetari i Shoqatës z. Xhevdet Syla përshëndeti dhe falënderoi për përkrahjen të gjithë të pranishmit si: shefin e Konsullatës së Kosovës z.Imer Lladrovci, konsullin z.Kadri Gërvalla, z. Xhafer Leci, veprimtar shumëvjeçar i kulturës shqiptare në Stuttgart, mësimdhënësi i dalluar z. Beqir Cikaqi etj.
Mësueset Hedije Shala, Sofie Sopa dhe Fahrije Kuqi premtuan përkushtim dhe gadishmëri që të ofrojnë përvojën e tyre arsimore e pedagogjike, që kjo shkollë të jetë një dritare e hapur e dijes për fëmijët e lindur dhe rritur në Stuttgart me rrethinë.



sh1



sh2

Foto nga www.photo-kg.de

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Njoftim

 

Hapet shkolla shqipe “Pavarësia” në Shtutgart

Me moton „Mëso shqip - Ta ruajmë identitetin shqiptar

Shoqata “Pavarësia” në bashkëpunim me shkollën fillore “Ameisenbergschule” dhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart, do të hapë

shkollën shqipe “Pavarësia” për mësim plotësues,

13.12.2019

me mësueset Hedije Shala, Sofie Sopa dhe Fahrije Kuqi(Ramadani)

Mësimi mbahet të premteve nga ora 14:00 – 16:00

 

Adresa: Ameisenbergschule

Ameisenbergstraße 2

70188 Stuttgart

 

Ftohen prindërit e interesuar, që fëmijtë e tyre të moshës 6-15 vjeq, ti lajmrojnë në shkollën shqipe "Pavarësia" deri më 07.12.2019

 

e-mail: shkolla_shqipe@shoqatapavaresia.de

              albanische_schule@vereinpavaresia.de

 

Telefon: 017645675131

www.shoqatapavaresia.de

 

( “Të kesh identitet do të thotë, të jesh i respektuar nga të tjerët dhe të mund të matesh me të tjerët!”)

 

Me respekt

Kryesia e Shoqatës Pavarësia    


           -----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

“Gjuha shqipe është më e vjetër, se gjuha e vjetër greke dhe ajo latine, prandaj edhe populli
shqiptar, është më i vjetri.”
 (Sami Frashëri 1889, Bashkimi i Shqipërisë)

            



23.11.2019(e Shtunë)  ora 18:00  Koncert festiv               
                                       me rastin e 
28 Nëntorit - Ditës së flamurit kombëtar

                                Adresa:  Raichberg-Realschule
                                             Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Ost

                                              Schönbühlstr. 90
                                              70188 Stuttgart







03.10.2019 (e enjte) ora 15:00   Mbrëmje familjare
                                 (vet
ëm për anëtarët dhe miqtë e Shoqatës Pavarësia)
                          
               Adresa:     Altes Feuerwehrhaus Süd

             Möhringer Str. 56, 70199 Stuttgart



06.09.2019 Schwäbisch Gmünd

Përgaditur nga Sofie Sopa

Me ide, kreativitet e punë serioze, në hap me bashkëmoshatarët evropian


Një ndër aktivitetet e Shoqatës Pavarësia për vitin 2019 ishte edhe pjesmarrja e një grupi vallëtarësh në Schwäbisch - Gmünd, në përkrahje të 15 nxënêsve nga Kosova të cilët ishin pjesë e projektit të përbashkët tê Konsullatës së Përgjithshme të Kosovês  dhe Shoqatës Education Unlimited, bashkëpunim ky që po realizohet qê nga viti 2013, i nënshkruar nga zotëri Imer Lladrovci, tani shef i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës dhe zonja Kerstin Zielosko - Labonte, zyrtare e lartë në Ministrinë e Arsimit në Baden Württenberg.

Nxënësit nga Kosova të përzgjedhur përmes një testi nga lëmitë e ndryshme si: teknikë, informatikë, dizajn medial si dhe gjuhë gjermane gjatë vizitës së tyre 5 ditëshe ishin pjesmarrës në të ashtuquajturin  "Summercamp Eule 2019", bashkëprojektues ne mesin e 65 nxënësve nga Gjermania.
Me aftësitë, idetë dhe kreativitetin e tyre ata jo vetëm qê nuk dallonin nga moshatarët e tyre gjermanë por edhe  u shpërblyen me vendin e parë dhe të tretë, gjë që na bëri të ndihemi krenarë.

E prania e Shoqatës Pavarësia me grupin e vallëtarëve nê mbrëmjën e 6 shtatorit ( dita e katërt e projektit të tyre) u vlerësua mjaft nga nxënësit kosovarë por edhe nga té tjerët.
Pas prezantimit të 3 valleve me koreografi nga z. Selajdin Shala, koreograf i shoqatës, shijimit të ushqimit tradicional nga restaurant "Diamant", disa nga fëmijët u shprehen se ndiheshin si në Kosovë.
Së bashku vazhduan argëtimin deri në orët e vona të natës me këngë e valle shqipe.
Dita e nesërme për ta shënonte finalizimin e projekteve të  filluara dhe njëkohësisht vlerësimin nga juria me vendin e parë dhe të tretë, ndërkaq edhe fëmijët tanë ndiheshin shumê të lumtur për takimin dhe suksesin e bashkatdhetarëve të tyre.

Shiko reportazhin: Summercamp 2019 EULE Gmünder Wissenswerkstatt


i4




16.07. - 21.07.2019      "Sommerfestival der Kulturen"
                               
         
                                Adresa
: Marktplatz, Stuttgart
                                        
                                       
http://sommerfestival-der-kulturen.de


21.07.2019
( e dielë )  nga ora 10:45  Pjesëmarrje e Ansamblit "Pavarësia"

Ftohen t
ë gjithë shqiptarët në Shtutgart që ti përkrahin vallëtarët e Shoqatës Pavarësia në prezentimin e vlerave të kulturës shqiptare!


  s1





30.06.2019 ora 13:00   Takim familjar
                                 (vet
ëm për anëtarët dhe miqtë e Shoqatës Pavarësia)
                          
               Adresa:     Restaurant Bootshaus

             Wagrainstrasse 140, 70378 Stuttgart




08.06.2019  ora 15:30
  Festa e kampionit - AKV Bardhosh Gërvalla                                         
             
                                 Adresa:  Brünner Str 11 
                                               71638 Ludwigsburg
                                 

                                 Pjesëmarrje e Ansamblit "Pavarësia"

          

            
02.06.2019(e dielë) ora 15:30   Interkulturelles Kinderfest 
                                 

                                        Pjesëmarrje e grupit të fëmijve të Shoqatës "Pavarësia"
                                       
                               Adresa:    
Marktplatz, Stuttgart



                           GF_1
                                                         Foto nga www.photo-kg.de
       



19.05.2019 (e dielë) ora 14:00   Promovim i librit
                                 
                                             "Fitorja diplomatike"
                                    Autor: Dr. Sabri Ki
çmari
                          
               Adresa:     Altes Feuerwehrhaus Süd

             Möhringer Str. 56, 70199 Stuttgart


Strasburg: 14.03.2019
 

Vizita e Shoqatës Pavarësia në Parlamentin Evropian


IMG_6982.JPG



Mesazhi i kryetarit t
ë Shoqatës Pavarësia drejtuar nënkryetarit të Parlamentit Evropian


I nderuar Z. Wieland, 

unë ju falënderoj në emër të shoqatës shqiptaro-gjermane "Pavarësia" me seli në Shtutgart, që na keni mundësuar të vizitojm Parlamentin Evropian, për pritjen tuaj shumë të ngrohtë dhe gatishmërinë për të biseduar me ne.

Pak javë përpara udhëtimit tonë këtu, doja ta publikoja vizitën e planifikuar më 14.03.2019 në faqen e internetit të shoqatës sonë dhe mendova më vete, cila do të ishte motoja jonë, çka na shtynë ne si shqiptarë me prejardhje kryesisht nga Kosova, për të vizituar këtë institucion të rëndësishëm të Evropës dhe pa u menduar shumë, vendosa fjalinë e mëposhtme:

Bashkimi Evropian – jo vetëm një ëndërr e bukur për shqiptarët – ta njohim për së afërmi.

Ju me siguri mund të imagjinoni se çfarë dua të them me këtë, megjithatë dua të theksoj se përfshirja e Shqipërisë dhe Kosovës (edhe vendeve tjera të Ballkanit) në Bashkimin Europian, nuk guxon të mbetet vetëm një ëndërr e bukur e popullit shqiptar.

Bashkimi Europian është një ëndërr e paqës afatgjatë në Ballkan dhe shihet nga qytetarët në rajon si një mundësi reale.

Kjo nuk do të ishte vetëm kurorëzim i përcaktimit pro-perëndimorë të shqiptarëve që nga mesjeta, kur Gjergj Kastrioti Skenderbeu mbrojti vlerat evropiane në luftën kundër Perandorisë Osmane, por kjo është patjetër e nevojshme për promovimin e paqes në rajon.

Unë do të kisha dashur që Bashkimi Evropian të shërbej si një bartës i vërtetë i këtyre vlerave dhe shtetin më të ri në Evropë, Republikën e Kosovës ta merr në gji pa hezitim.

 Fjala kyçe – Liberalizimi i vizave. Ky do të ishte vetëm një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm për ta forcuar bindjen e kosovarëve - që ata i përkasin Europës, pra janë pjesë e sajë.

Sot është një moment shumë delikat për Evropën që ta provojë këtë, nesër mund të jet tepër vonë.

 Ju keni thënë në konferencën tonë, me temën "Kosova - Terra Incognita", në prill të vitit të kaluar në Shtutgart, se Bashkimi Evropian është një strukturë e shumë dëshirave dhe interesave, të cilat jo lehtësisht pajtohen në çështje të caktuara.

Këtë e tregon p. sh. Brexit-i në mënyrë të qartë, por mendoj se me një kurajë pak më të madhe dhe një vullnet të mirë duhet të ekzistojnë mundësi të vërteta.

Z. Wieland: Unë e di se ju dhe Gjermania, si një nga vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, e keni këtë vullnet të mirë.

Unë do t'ju inkurajoja këtu për të transferuar këtë vullnet të mirë edhe te kolegët tuaj nga vendet e tjera anëtare, në mënyrë që Kosova të mos konsiderohet si një vrimë e zezë e Evropës, por si një partner dhe pjesë e së tërës, e cila gjithashtu ofron mundësi të mirë për Evropën. Një popullësi e re dhe e arsimuar mirë është vetëm një shembull për këtë.

Z. Wieland, ju me siguri e njihni historinë e popullit shqiptar!

Në rrugën e vështirë për mbijetesë, për shumë prej nesh nuk është e rastësishme që kemi gjetë një shtëpi të dytë në Gjermani dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Nuk kam shifra të sakta, por flitet për rreth 500 mijë shqiptarë nga Kosova në Gjermani dhe për më shumë se një milion në Bashkimin Evropian.

Shumë prej nesh janë zgjedhës që do të votojnë në maj për zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Evropian.

Unë dua t’ju inkurajoj:

- Mos lejoni shpërbërjen e Evropës

- Mbështetni Republikën e Kosovës në këtë rrugë

- Mos lejoni që paqja dhe prosperiteti në Evropë të ken alternativë

Mbështetjen tonë për këtë, patjetër që e keni!

Ju faleminderit!

Xhevdet Syla




V1

                                               ..........................................................................................

Strasburg: 14.03.2019
Shoqata Pavarësia në Parlamentin Europian

Me moton: 

Bashkimi Evropian - jo vetëm një ëndërr e bukur për shqiptarët - ta njohim për së afërmi

më 14 Mars 2019 anëtarët e Shoqatës Pavarësia do të jen për vizitë në Parlamentin EvropianStrasburg, ku do të priten për një bisedë nga nënkryetari  i këtij Parlamenti z. Rainer Wieland dhe do të marrin pjesë në seancën plenare të Parlamentit.

Ky projekt i përbashkët me Shoqatën gjermane „Education Unlimited“ është vetëm njëri nga projektet e radhës që realizohet në kuadër të këtij bashkëpunimi. Projekte tjera të përbashkëta të Shoqatës Pavarësia dhe Shoqatës „Education Unlimited“ për këtë vit, tashmë jan fiksuar dhe do të publikohen me kohë.

                                      





Stuttgart Ost: 10.03.2019  ora 14:00  Mbrëmje festive për femra   
                                                                 me rastin e 8 Marsit - Ditës së gruas
                  
                                      Adresa:  Raichberg-Realschule
                                                    Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Ost

                                                    Schönbühlstr. 90
                                                    70188 Stuttgart




16.02.2019(e Shtunë)  ora 18:00  Koncert festiv
                                    me rastin e 11-vjetorit të Pavarësë së Kosovës

                             Adresa:   Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Degerloch
                                            Albstr. 70
                                            70597 Stuttgart
                  



24.01.2019 (e enjte) ora 18:00   Takim familjar
                                 (vet
ëm për anëtarët dhe miqtë e Shoqatës Pavarësia)
                          
               Adresa:     Altes Feuerwehrhaus Süd

             Möhringer Str. 56, 70199 Stuttgart




25.11.2018(e die)  ora 15:30  Koncert festiv
                                    me rastin e  Ditës së Flamurit

                             Adresa:   Raichberg-Realschule
                                            Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Ost

                                            Schönbühlstr. 90
                                            70188 Stuttgart
                

14.10.2018 ora 17:00   Takim familjar
                                 (vet
ëm për anëtarët dhe miqtë e Shoqatës Pavarësia)
                          
               Adresa:     Altes Feuerwehrhaus Süd

             Möhringer Str. 56, 70199 Stuttgart




25.11.2018(e die)  ora 15:30  Koncert festiv
                                    me rastin e  Ditës së Flamurit

                             Adresa:   Raichberg-Realschule
                                            Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Ost

                                            Schönbühlstr. 90
                                            70188 Stuttgart
                   
                    


14.10.2018 ora 17:00   Takim familjar
                                 (vet
ëm për anëtarët dhe miqtë e Shoqatës Pavarësia)
                          
               Adresa:     Altes Feuerwehrhaus Süd

             Möhringer Str. 56, 70199 Stuttgart




22.07.2018

Përgaditur nga Sofie Sopa

KUVENDI I JASHTËZAKONSHËM i SHOQATËS "PAVARËSIA"


Të dielën, më 22 korrik 2018 u mblodh Kuvendi i jashtëzakonshëm, si pasojë e bojkotimit të punës, projekteve dhe pjesëmarrjes në mbledhjet e organizuara nga Kryesia, të tre anëtarëve, njëri prej të cilëve mbante postin e nënkryetarit.

Për shkak të veprimeve të tilla, Kryesia e Shoqatës numëronte 5 anëtarë të rregullt, duke qenë se që nga 18 Shkurti edhe Sekretari i Shoqatës, i emëruar më 16 dhjetor 2017, kishte dhënë dorëheqje nga Kryesia. Për momentin Kryesia kishte aktiv kryetarin, arkatarin dhe tre anëtarë tjerë, që kishin marrë besimin e shumicës në Kuvendin e kaluar zgjedhor më 16 dhjetor 2017.

Kuvendin e kryesoi z. Xhevdet Syla, kryetar i Shoqatës Pavarësia i cili pasi i përshëndeti të pranishmit i paraqiti pikat e rendit të ditës që u aprovuan unanimisht nga të pranishmit:

1) Shkarkimi i Baki Mustafit, Zaim Shejit dhe Premtime Shejit nga Kryesia e Shoqatës.

 Duke qenë dëshmitarë të veprimeve jo korrekte nga 3 të zgjedhurit e tyre, pas shumë vërejtjesh dhe ftesash të sinqerta për bashkëpunim, propozimi për shkarkim nga Kryesia e të lartëpermendurve kishte mbetur opsioni i fundit dhe si i tillë u aprovua unanimisht nga 52 anëtarë, sa ishin të pranishëm në Kuvend.

2) Zgjedhja e katër anëtarëve të ri, për ta plotësuar numrin e nevojshëm prej 9 anëtarësh, sa është e paraparë sipas Statutit të Shoqatës.

 Pas shpjegimeve të nevojshme lidhur me procesin e votimit, u bënë përgaditjet e duhura ku çdo anëtar i rregullt pati mundësi të vendos për emërimin e 4 anëtarëve të ri. Si rezultat i kësaj u zgjodhën:

Selajdin Shala
Gazmend Veselaj
Hedije Shala dhe
Valmir Gashi

Me propozim të Kryesisë dhe me shumicë votash u emëruan Selajdin Shala, nënkryetar dhe Sofie Sopa , sekretare.

Kryesia e dalë nga ky Kuvend ka këtë përbërje:

Xhevdet Syla - kryetar
Selajdin Shala - nënkryetar
Sofie Sopa - sekratare
Beqir Sopa - arkatar
Durak Gashi
Lumtumi Pajaziti
Gazmend Veselaj
Hedije Shala
Valmir Gashi.

Të sapozgjedhurit falënderuan anëtarësinë për besimin e dhënë dhe u zotuan se do të bashkëpunojnë për t'u dhënë hapësirën e nevojshme të rinjve dhe fëmijêve që të promovojnë kulturën, traditën dhe gjuhën amtare krahas integrimit në shoqërinë evropiane.

3) Të ndryshme

Kryetari i informoi të pranishmit për një ofertë që vjen nga zonja Kerstin Zielosko - Labonte, zyrtare e lartë në Ministrinë e Kulturës së Baden - Württemberg - ut, për një vizitë në Parlamentin Europian në Straßburg që Shoqata "Pavarësia" ta bëj së bashku me Shoqatën gjermane "Education Unlimited", kryetare e së cilës është vet ajo.

Vizita do të jetë njëditëshe dhe mbetet të dakordohemi për datën, pasi që duhet të jetë ditë pune.

Si çdoherë tjetër, edhe kësaj radhe, arkatari Beqir Sopa, kishte përgaditur përmbledhjen e bilancit financiar dhe raportoi para anëtarësisë në mënyrë të hollësishme për të hyrat dhe shpenzimet mujore që nga fillimi i vitit e deri me tash..Gjithashtu u informuan mbi gjendjen momentale të arkës.

E pas pjesës protokollare, salla e mbushur plotë me familjarë, të cilët tashmë kishin përfunduar përgaditjet e tavolinave ku servohej llollojshmëri ushqimesh tradicionale të gatuara nga zonjat e besa edhe zotërinjtë, ishte koha ku do të argëtoheshim me muzikë të zgjedhur nga këngëtari Lulzim Tovërlani.
Këngë, valle, humor e shije nga sofra shqiptare, ishte kombinimi perfekt i kësaj mbrëmje familjare, pas përfundimit solemn të këtij Kuvendi të jashtëzakonshëm.
 

                                                       - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
22.07.2018 ora 18:30                 Takim familjar
                                             (vet
ëm për anëtarët dhe miqtë e Shoqatës Pavarësia)
                          
                            Adresa:     Altes Feuerwehrhaus Süd

                          Möhringer Str. 56, 70199 Stuttgart



                                                    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

22.07.2018  ora 15:30            Kuvendi i Shoqatës Pavarësia
                                           (vetëm për anëtarët e Shoqatës Pavarësia)
 
Të nderuar anëtarë, ju ftojm të merrni pjesë në kuvendin e Shoqatës Pavarësia.

 Kuvendi mbahet të dielën, më 22.07.2018 në ora 15:30

 
                       Adresa:    
  Altes Feuerwehrhaus Süd

                       Möhringer Str. 56, 70199 Stuttgart



 01.07.2018  nga ora 11:00    Ekskursion i Shoqatës "Pavarësia"
  

Erlebnispark Tripsdrill, 74389 Cleebronn / Tripsdrill



 11.05.2018 ora 17:30  Takim familjar
                                (vet
ëm për anëtarët dhe miqtë e Shoqatës Pavarësia)
                          
                                Adresa:  Altes Feuerwehrhaus Süd
                                             Möhringerstr. 56
                                             70199 Stuttgart

                                     


 27.04.2018  ora 18:00    Konferencë me temën:
                                 

                                 Kosovo - terra incognita 

                                 (Kosova - vend i panjohur)
                                 10 Jahre Unabhängigkeit
                                 
(10 vjet Pavarësi)
                                 Einblicke - Ausblicke
                                 (
vështrime - pikëpamje)

Veranstaltungsort: Bootshaus Restaurant, Wagrainstr. 140, 70378 Stuttgart

Die Veranstaltung findet am 27. April 2018 um 18:00 Uhr im Bootshaus Restaurant, Wagrainstraße 140, 70378 Stuttgart, statt. 

Teilnehmen werden als Gastredner:

Herr Vizepräsident des Europäischen Parlaments Herr Rainer Wieland MdEP 

und der 

Deputy Head of Mission EULEX Kosovo Herr Bernd Thran

Dies ist eine Veranstaltung von der Education Unlimited e. V. www.edu-unlimited.org 

mit Unterstützung von der Jungen Europäer-JEF Baden-Württemberg e.V. sowie der

Deutsch-Albanischen Verein für Kultur, Jugend und Sport „Pavaresia“ e.V. Stuttgart.

Geplant ist eine moderierte Diskussionsrunde mit jeweils 10 minütigen Statements der Gastredner zu Beginn.

Dauer der Veranstaltung ca. 1:30 Uhr. Danach Austausch in zwangloser Atmosphäre.

Melden Sie sich für die Veranstaltung an, indem Sie das Anmeldeformular ausfüllen.

Anmeldung erforderlich, da nur eine begrenzte Anzahl an Plätzen zu Verfügung steht.

Ansprechpartner:  Kerstin Zielosko-Labonte (Education Unlimited)
                                  Xhevdet Syla ( Shoqata Pavarësia )   Xhevdet.Syla@vereinpavaresia.de


        

14.04.2018  ora 19:00  Gjergj Kastrioti Skënderbeu 
                                         - Poemë dramatike -
                     Adresa:  Liederhalle(Silcher-Saal)
                                  Berlinerplatz 1
                                  70174 Stuttgart


  Teatri  

                
Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së kryeheroit kombëtar  “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU “,

Teatri shqiptarë në Amerikë- Albanian theater in America, shfaqë dramën “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU “,

Bashkëorganizatorë të shfaqjes jan:
- Shoqata “Pavar
ësia” Stuttgart
- Shoqata Kulturore “Dardania” Mannheim
- Famullija Shqiptare „E Shejta Nëna Tereze“ Stuttgart
- Shoqata Kulturore Shqiptare “Isa Boletini” në Sindelfingen
- Shoqata Kulturore Shqiptare “Kosova” në Fellbach
- Shoqata Kulturore “Kadri Zeka” Kirchheim Teck
- Shoqata Kulturore Shqiptare “Shqiponja” në Schwäbisch Hall
- Qendra Kulturore Shqiptare Stuttgart
- Shoqata Kulturore Shqiptare Sali Çekaj“ Pfaffenhofen/Ilm
- Shoqata Kulturore Shqiptare “Nëna Tereze”  në Göppingen

 

Kjo shfaqje falë angazhimit të Shoqatave Shqiptare ka hyrë edhe në Kalendarin kulturor të qytetit të Stutgartit

                                   

11.03.2018  ora 15:00  Koncert festiv për femra   -  me rastin e 8 Marsit Ditës së gruas
                       Adresa:  Altes Feuerwehrhaus Süd
                                Möhringerstr. 56
                                70199 Stuttgart
                                  
 
Stuttgart,17.02.2018  ora 18:30  Mbrëmje festive
                                                         me rastin e 10-Vjetorit Pavarësisë së Kosovës. 
                  
                                Adresa: 
Raichberg-Realschule
                                             
Turn- und Versammlungshalle Ost
                                                         Schönbühlstr. 90
                                              70188 Stuttgart
                                                           

 Bruksel, 24.12.2017  ora 19:00    Panairi i madh i Krishtlindjeve në Bruksel -
                                                “Winter Pret -Christmas Market”

                                                          (24.11 - 31.12.2017
)                                                      
                                                         

                                         Ansambli Pavar
ësia përkrahë Shqipërinë në këtë Panair,
                                                    me ftes
ë të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.
                                         
                              Adresa: Bruksel

         

 Stuttgart 16.12.2017  ora 15:30  Kuvendi vjetor i Shoqatës Pavarësia

                                      ora 19:00  Mbrëmje familjare
                                             (vet
ëm për antarët dhe miqtë e Shoqatës Pavarësia)
                          
                                             Generationenhaus Stuttgart-Süd
                                     ___________________________________________________________

Përgaditur nga Sofie Sopa

                                    Kuvendi i 4- zgjedhor i Shoqatës „Pavarësia“

 

Të shtunën me 16.12.2017, në Generationshaus, Shoqata "Pavarësia" mbajti Kuvendin e katërt zgjedhor, ku morën pjesë anëtarët e kryesisë së Shoqatës, si dhe një numër i konsiderueshëm i familjarëve, të cilët tash e 6 vjetë janë kontributdhënës qoftë përmes fondit të Shoqatës, qoftë përmes aktiviteteve të ndryshme që zhvillon Shoqata.

Kryetari i Shoqatës z. Baki Mustafa, pasi i përshëndeti të pranishmit, propozoi këtë rend dite:
1. Raporti i punës njëvjeqare
2. Zgjedha e kryesisë së re
3. Të ndryshme

i cli u aprovue nga të pranishmit.

Ai bëri një përmbledhje të aktiviteteve të cilat kjo Shoqatë i kishte zhvilluar gjatë vitit 2017, me ç'rast falënderoi në radhë të parë valltarët të cilët me dëshirë e përkushtim po i prezantojnë vallet shqipe jo vetëm në Stuttgart por edhe në vendet tjera ku jeton mërgata shqiptare.
Një falënderim i veqantë i takon gjithsesi dy koreografëve, Blerimit dhe Fatjonës, të cilët përkundër punës, familjes dhe studimeve po gjejnë kohë për ushtrime dhe organizime të ndryshme.
Edhe arkëtari i Shoqatës, z. Beqir Sopa deklaroi në mënyrë të dokumentuar buxhetin të cilin e disponon për momentin kjo Shoqatë, dhe e bëri një përmbledhje në pika të shkurta të hyrjeve dhe shpenzimeve që janë bërë brenda vitit 2017.

Për drejtimin e procesit zgjedhor u formua një komision tre antarësh. Pasi u dhan sqarimet e nevojshme lidhur me procesin e votimit dhe u përgaditën listat me kandidatët e propozuar, të gjithë anëtarët e rregullt të Shoqatës iu nënshtruan votimit me vota të fshehta për Kryesinë e Shoqatës.
Pas numërimit të votave nga 3 komisionerêt zgjedhorë u përzgjodhen 9 anëtarët e Kryesisë që kishin marrë numër më të madh të votave:

XHEVDET SYLA
BAKI MUSTAFA
PREMTIME SHEJI
ZAIM SHEJI
BEQIR SOPA
DURAK GASHI
SOFIE SOPA
LUMTUMI PAJAZITI
BEHAR DELIU

Me propozim të z. Durak Gashi, anëtar i rizgjedhur i kryesisë, koreografi i parë që vuri themelet e Ansamblit "Pavarësia", zotëri Selajdin Shala shpallet "Anëtar Nderi" i Shoqatës, nga përvoja e të cilit mund të përfitojnë edhe dy koreografët e rinj.

Nga 9 anëtarët e zgjedhur u emërua Kryesia e ngushtë prej 4 vetash:

Xhevdet Syla   - Kryetar
Baki Mustafa   - Nënkryetar
Behar Deliu     - Sekretar
Beqir Sopa      - Arkëtar

Të sapozgjedhurit u zotuan se do të punojnë me përkushtim, duke shkëmbyer përvojat dhe duke u qëndruar pranë kërkesave të këtyre të rinjve që po rriten në një shtet me kultura të ndryshme, që krahas integrimit në shoqërinë gjermane ta ruajnë gjuhën dhe kulturën amtare, duke u ndjerë krenarë çdoherë me prejardhjen e tyre.
Pasi që kryetari i deritashëm i shpalli rezultatetet e zgjedhjeve dhe prezantoi Kryesinë e re, të pranishmit në sallë i përshëndeti Kryetari i sapozgjedhur dhe i falënderoi për besimin e dhënë, që njëherësh do t'jetë përgjegjësi gjatë mandatit të tij udhëheqës.
Argëtim me muzikë nga këngëtarja Benita Pula, ushqime tradicionale të gatuara nga anëtaret e Shoqatës e pije freskuese ishin kombinim i bukur që na shoqëruan deri në mesnatë.



Zürich, 03.12.2017  ora 18:00      Fol Shqip
                                                         
                                                        Pjes
ëmarrje e Ansamblit Pavarësia në inqizimet e programit të vitit
                                             t
ë ri për Shoun televiziv "Fol Shqip".
                                             Emisioni transmetohet m
ë 31.12.2017 në TV21

                                          Adresa: Villa Miami, Zürich

Stuttgart, 25.11.2017 ora 17:00  Koncert humanitar
                     
                                                        Prezentim i Ansamblit Pavar
ësia 
                                             Organizim nga Studentët Shqiptar në Stuttgart
                                Adresa: Bootshaus Stuttgart, Wagrainstraße 140, 70378 Stuttgart



 Stuttgart, 18.11.2017  ora 18:30  Koncert festiv
                                                          me rastin e
28 Nëntorit, Ditës së Flamurit
                                 
                            Adresa:      Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Degerloch 
                                              Albstrasse 70
                                              70597 Stuttgart 





Ansambli Pavar
ësia shëndritë me ngjyrat kuq e zi në "Sommerfestival der Kulturen"
                                        
                                          Adresa: Marktplatz, Stuttgart
                                         http://sommerfestival-der-kulturen.de

Stuttgart   16.07.2017

Sf1



08.07.2017  ora 18:00  MoCa Süd Sommer am Südheimer Platz
                                 Südheimerplatz Stuttgart-Süd

                                 Pjesëmarrje e Ansamblit "Pavarësia"


   Ansambli Pavarësia në "Interkulturelles Kinderfest"
Adresa: Marktplatz, Stuttgart

Stuttgart 02.07.2017

If1

                                           
14.05.2017  ora 13:30  Akademi përkujtimore për heroin kombëtar Sali Çekajn me rastin e                                  përvjetorit të rënjes heroike 
                      

                                Adresa
: Stadthalle Göppingen
                                            Blumenstrasse 41
, 73033 Göppingen
                      
                                Organizim i Shoqat
ës 
"Pavarësia" në bashkpunim me shoqatat:
                              
                                 
Qendra Kulturore Shqiptare Shtuttgart
                                          Shoqata Kulturore “Kadri Zeka” Kirchheim Teck
                                          Shoqata Kulturore Shqiptare "Bardhosh Gërvalla" në Ludwigsburg
                                          Shoqata Kulturore Shqiptare “Isa Boletini” në Sindelfingen
                                          Shoqata Kulturore Shqiptare “Kosova” në Fellbach
                                          Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Stuttgart
                                          Shoqata Kulturore Shqiptare “Nëna Tereze” në Göppingen
                       

                                 
(Pjesëmarrje e "Ansamblit Pavarësia")


10.03.2017  ora 19:00  Mbrëmje festive për femra    me rastin e 8 Marsit Ditës së Gruas

                       Adresa:  Altes Feuerwehrhaus Süd(AWO-Stuttgart)
                                Möhringerstr. 54
                                70199 Stuttgart



Stuttgart, 11.02.2017  ora 18:30  Mbrëmje festive
                                                          me rastin e
9-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
                                  
                            Adresa:      Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Degerloch 
                                              Albstrasse 70
                                              70597 Stuttgart 


 

Stuttgart, 14 - 22.01.2017   

Shqipëria vend partner në "CMT - Messe Stuttgart"
-
Shoqata Pavarësia përkrah Shqipërisë në panairin më të madh të turizmit në Evropë      

P
ërgaditur nga Xhevdet Syla

 

 Se vargjet e Fan S. Nolit “Mbahu Nëno mos ke frikë se ke djemt në Amerikë!” jan sllogan që në vazhdimësi vlen për shqiptarët kudo në botë, dëshmon edhe përkrahja që mori Shqipëria nga djemtë e vajzat shqiptare nga Shtutgarti në Panairin më të madh në Evropë per turizëm “CMT Messe Stuttgart 2017” ku Shqipëria ishte për herë të parë e ftuar si vend mysafir gjegjësisht vend partner “Partner Country” i ketij Panairi.


R1

Për të prezentuar mundësitë e turizmit në Shqipëri në këtë Panair ishte përkujdesur Agjencia Kombëtare e Turizmit të Shqipërisë që përmes broshurave në gjuhët kryesore europiane ju ofronte vizitorëve të shumtë një pasqyrë të atraksioneve më të bukura shqiptare, si të plazheve mesdhetare,  pamjeve malore, lumenjëve e qyteteve historike.

Por aty nuk mungoi as prezentimi i kulturës shqiptare me anë të këngës e valleve, veshjeve tradicionale, por edhe ushqimeve nga kuzhina shqiptare.

Valle Pavaresia

Përveq grupeve artistike që kishin ardhur nga disa treva të Shqipërisë si Tropoja, Tirana, Himara etj. bartës të prezentimit të vlerave kulturore shqiptare gjat gjithë javës sa zgjati Panairi ishin Shoqatat kulturore shqiptare nga Shtutgarti dhe rrethina, që mbledhin në gjirin e tyre kryesisht mërgimtarët shqiptarë nga Kosova por edhe nga Shqipëria dhe trojet tjera etnike shqiptare.

M1

Vend të posaqëm kishin prezentimet nga Ansambli i këngëve e i valleve të Shoqatës Pavarësia nga Shtutgarti, në tri ditë të panairit ku Ansambli Pavarësia u përcill me interes të veqant nga shikuesit e shumtë, si në skenën kryesore të Panairit, poashtu edhe në Stendën e rezervuar për Shqipërinë ku këndohej e hidheshin vallet shqiptare bashkë me stafin e ardhur nga Shqipëria.  

v2

Mediat Gjermane i dhan publicitet të madh këtij panairi, duke e prezentuar Shqipërinë si vend me bukuri të rralla natyrore, pllazhe të mrekullueshme, qytete historike të mbrojtura nga UNESCO e shqiptarët si një popull tradicionalisht mikpritës dhe me një prejardhje të lashtë që daton nga Ilirët.

Për bashkëatdhetarët në Gjermani ky Event ishte mundësi e rrallë për të shfaqur krenarinë e të qenit shqiptarë.

                                                        
 
Stuttgart, 19.11.2016  ora 18:30  Koncert festiv
                                                          me rastin e
28 Nëntorit, Ditës së Flamurit
                                  
                            Adresa:      Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Degerloch 
                                              Albstrasse 70
                                              70597 Stuttgart 

 

 

Berlin, 01.07. - 03.07.2016


Ekskursion dy- ditësh në  kryeqendrën gjermane, me anëtarët e shoqatës "PAVARËSIA"

 Përgaditur nga Sofie Sopa


Tanimë e shndërruar në traditë, pas një viti aktivitetesh, anëtarët e shoqatës "Pavarësia" kësaj radhe zgjodhën kryeqytetin gjerman për të kaluar një fundjavë të këndshme. 
Çastet e bukura që kaluam së bashku, duke përshkuar rrugën nga Shtutgarti në Berlin, vizita dy-ditëshe atje dhe kthimi sërish në Shtutgart, do të mbesin gjatë në kujtesën e secilit nga ne dhe shpresoj të jenë motivim për fëmijët dhe koreografët që në vazhdimësi të japin kontributin e tyre duke na sjellur valle te reja me motive nga atdheu.
Rrugëtimin tonë 9 - orësh e realizuam me autobus, sikurse edhe dy ekskursionet e mëhershme, ne Paris (2014) dhe në Vjenë (2015) duke iu falëderuar të nderuarit Zaim Sheji, anëtar i shoqatês sonë, i cili vullnetarisht na e mundëson vozitjen. 
Sa kënaqësi të gjithë sê bashku nga treva të ndryshme shqiptare, shtjelloheshin tema të ndryshme, humor, muzikë të qeshura e valle. Nga Prishtina e Llapi, nga Prizreni e Suhareka, nga Struga pitoreske e Ulqini i bukur, nga Istogu, Skënderaj e Kamenica. Kishim edhe zonjën Eva Shala, nuse Mushtishti, e cila aq natyrshëm komunikon në gjuhën shqipe, sa që nuk është e lehtë ta dallosh që është gjermane. 
Por gjithsesi ata që janë zemra e kësaj shoqate, pa të cilët jo që s' do t' kishte kuptim, por s'do t'funksiononte fare, ishin fëmijët të cilët sillnin freski dhe atmosferë hareje, e me ta rruga na u bë përgjysmë më e shkurtër. 

B_04

Kështu me të mbërritur në Berlin u akomoduam në Hotel, sepse të nesërmen e kishim të rezervuar për vizita, nëpër vende të ndryshme që na i ofronte kryeqendra e bukur gjermane.
Të çlodhur e të relaksuar filluam rrugëtimin tonë me autobusin e struganit të palodhshëm, që përpos vozitjes, natyrisht kujdesej që përmes shumëllojshmërisë së muzikës që përzgjidhte bashkë me Fatjonen, Linden e Gentin të përmbushte dëshirat e secilit.
Si udhërrëfyes na shërbeu një mik i Selajdinit, koreografit tonë. Jetonte prej shumë kohësh në Berlin dhe kishte njohuri mbi historinë e vendeve që kishim përzgjedhur t'i vizitonim, arsimtari i nderuar, Hajriz Mamaj na shoqëroi gjatë gjithë ditës. 
Vizitën e parë sigurisht qe do ti bënim "Murit të Berlinit", thënë më saktë disa segmenteve që kishin mbijetuar nga ai mur.

B_01

Te mbetjet e "Murit të Berlinit"

Muri i Berlinit ishte një barrierë e lartë gati 3 m, e ndërtuar në vitin 1961 nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore, nën komandën ruse, për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga blloku lindor në përëndim. Ky mur e përshkonte gjithë Berlinin duke e ndarë në dysh për 28 vjet.
U shkatërrua në nëntor të vitit 1989.
Pas nje qëndrimi rreth 40 minuta i shfrytëzuam edhe për të bërë ndonjë foto.

Pastaj udhëtuam në këmbë duke kaluar përreth varrezave të hebrejve, u mblodhëm sërish së bashku para Portës së Brandenburgut ( Brandenburger Tor) në Pariser Platz.
Ky monument njihet si simbol kombëtar për popullin gjerman dhe ngërthen në vete histori të rëndësishme.

B_02     B_03

Te "Brandenburger Tor"

Vizitën e radhës e kishim të rezervuar 2 muaj më herët. Në ora 12:00 në Bundestagun gjerman ishte e paraparë vizita e anëtarëve të shoqatës "Pavarësia" nga Shtutgarti. Pas procedurave identifikuese dhe kontrolleve rutinore, u gjendem në sallën e Parlamentit ku natyrisht kishte edhe vizitorë tjerë. 
Aty dëgjuam ligjërata se si funksionon Parlamenti gjerman dhe për historikun e tij. 
Ishte gjithsesi një eksperiencë e bukur të njihesh për së afërmi ...
Vizita këtu na mori kohë më shumë se 3 orë sepse ishim një grup prej 54 vetësh , dhe çdo gjë shkonte në mënyrë procedurale. 

Foto, video e përshtypje të paharrueshme morëm me vete ...

B_05

Në Parlamentin Gjerman(Bundestag)

Pas një agjende të ngjeshur domosdoshmërisht se kishim uri të gjithë. Me propozimin e arsimtarit Hajriz të gjithë u pajtuam që të drekonim së bashku në një restoran ku servoheshin ushqime tradicionale, që nga qebapat, burekë, ëmbëlsira të ndryshme, mish viqi e qengji...Derisa prisnim porositë , shkëmbyem biseda e batuta të ndryshme që na shërbyen mjaft edhe gjatë rrugës për në Shtutgart.
E po nuk ishte aq e lehtë të plotësosh shijet e secilit...Natyrisht kishte edhe ankesa (hahhaha)...
Pas drekës u kthyem në hotel që të relaksoheshim dhe vendosëm që mbrëmjen ta kalonim secili si dëshironte, kështu që të gjithë e shfrytëzuam për takime me shokë , miq a familjarë që kishim në Berlin. 
Të nesërmen pas një shujte të mirë mëngjesi, u nisëm në mënyrë të organizuar drejt qytetit Potsdam.
Koha që kaluam në parkun e Potsdamit dhe moti i freskët që mbretëronte na ofruan një ambient shumë relaksues, që na shërbeu si energji për të mos e ndjerë lodhjen e rrugës për Shtutgart.
Disponimi i Rinisë tonë të mrekullueshme nuk u zbeh gjatë gjithë rrugës...
Në ora 22.00 u ndamë duke marrë me vete kujtime të paharrueshme.

Shtutgart,  Korrik 2016


11.03.2016  ora 19:00  Mbrëmje festive për femra    me rastin e 8 Marsit Ditës së gruas

                       Adresa:  Altes Feuerwehrhaus Süd
                                Möhringerstr. 54
                                70199 Stuttgart



m11
                                  


Stuttgart
, 20.02.2016  ora 18:30  Koncert festiv
                                               me rastin e përvjetorit   Ditës së Pavarësisë së Kosovës
                                  
                            Adresa:      Turn- und Versammlungshalle Stuttgart-Degerloch 
                                              Albstrasse 80
                                              70597 Stuttgart 

 

   
Stuttgart, 21.11.2015  ora 18:00  Koncert festiv  me rastin e përvjetorit   Ditës së flamurit. 
                                 
                            Adresa:      Liederhalle Stuttgart
                                              Mozartsaal
                                              Berlinerplatz 1
                                              70174 Stuttgart 






Stuttgart, 19.07.2015

ANSAMBLI "PAVARËSIA" PREZENTON ME SUKSES KULTUREN SHQIPTARE NË FESTIVALIN VEROR TË KULTURAVE (Sommerfestival der Kulturen) NË SHTUTGART 



Vallja e shqipeve               (Video)             Vallja e shqipeve    


                                                          




Shtutgart, 17.07.2015

GRUPI I FËMIJVE TË ANSAMBLIT "PAVARËSIA"  PERFORMOI NË "STRASSENFEST" (STUTTGART - HESLACH) VALLE TË BUKURA SHQIPTARE 


                                       


                               

Vjen
ë, 26.06. - 28.06.2015


S
HOQATA "PAVARËSIA" VIZITOJ VJENËN


 Përgaditur nga Xhevdet Syla

Derisa vitin e kaluar(2014) ishte Parisi, sivjet radhen e kishte Vjena - kryeqyteti i Austrisë që Shoqata „Pavarësia“ nga Shtudgarti e zgjodhi ta vizitoj me anëtarsinë e sajë.

 Në vazhdën e aktiviteteve kulturore, organizimi i një ekskursioni të tillë për anëtarët e sajë kishte sa karakter argëtimi aq edhe karakter njohje me kulturën dhe historinë e një qyteti të bukur.

 Mbasditën e së premtës së 26 Qershorit u mblodhëm në vendtakim dhe zum vendet në autobus. Ishim 46 veta. Udhëtimi nga Shtudgarti me autobus edhepse zgjati rreth 9 orë, nuk i zbehu aspak qastet argëtuese të fëmijve, prindërve, djemëve e vajzave që udhëtuan së bashku.

Derisa Zaimi ngiste me përgjegjësi autobusin, Ramizi me të tjerët nën tingujt e çiftelisë së Rilindit ja thoshin këngëve të vjetra shqipe, që ngjallnin kujtime për trimat shqiptarë nga e kaluara jonë, por edhe të mallëngjimit e të dashurisë për atëdhe. E kur i këndohej dashurisë, pëlciste vallja me gëzim.

Arritëm pak pas mesnate në Vjenë dhe u vendosëm në dhomat e prenotuara të hotelit për të kaluar natën e parë. Dukej se kishim problem me parkimin e autobusit, por këtë problem e zgjodhi shpejt Blerimi me zhdërvjelltësinë e tij, kështu që mund të flinim të qetë.

 Të shtunën pas një nate të qlodhur dhe ngrënjes së mëngjesit, itinerarin e vizitave e filluam në këmbë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Goldeggasse, disa qindra metra nga hoteli ku na priti ngrohtësisht konsulli Imer Lladrovci bashk me familjen e tij.

  ( Në ambientet e  Ambasadës së Republikës së Kosovës )


Pasi na dëshiroj mirëseardhje në Vjenë e në veqanti në përfaqësinë diplomatike të Kosovës, ai shprehu mirënjohjen e tij për aktivitetet e shoqatës „Pavarësia“( të cilën ai e kishte njohur edhe gjat shërbimit të tij në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart ) dhe punës që bën ajo në promovimin dhe ruajtjen e vlerave kulturore shqiptare.

Ai e cilësoj të rëndësishëm rolin e përfaqësive diplomatike në mb
ështetje të bashkëatdhetarve e sidomos të shoqatave dhe koordinimit të punës së tyre. Nga të dhënat ekzistuese ai vlersoi se në gjithë Austrinë jetojnë rreth 30.000 shqiptarë që përafërsisht mund të krahasohet me numrin e shqiptarve që jetojnë në Shtudgart me rrethinë.

Mirëpo në pritje ishte edhe Mirela Shira kryetare e këshillit koordinues të shoqatave shqiptare në Austri, e cila shpalosi punën që bën ky këshill në bashkërendimin e aktiviteteve të bashkëatdhetarëve tanë në shërbim të ruajtjes së ghuhës, kulturës e traditës sonë pa dallim feje a krahine, sepse feja e shqiptarit
është Shqiptaria. Ajo veqoi këtu „Javën e kulturës shqiptare“ që ishte mbajtur në Vjenë, aktivitet i cili do të organizohet edhe vitin e ardhshëm, ku ftoi shoqatën „Pavarësia“ që të jetë pjesëmarrëse aktive në këtë aktivitet.

Ne e duam vendin prej nga vijmë, por duhet ta duam edhe vendin ku jetojmë dhe të jemi pjesmarrës aktiv edhe në vendimmarrje. Jo vetëm të trajtohemi si njerëz të mirë, puntorë të mirë krahu, por edhe Inxhinier e doktor të mirë e pse jo të angazhohemi edhe në politikë përfundoj fjalën e saj zonja Shira.

 Në emër të shoqatës „Pavarësia“ kryetari Baki Mustafa u falënderua për mikpritjen e zotit Lladrovci dhe respektin që ai ka për shoqatën tonë.
Pasi shpalosi aktivitetet e shoqatës ai me knaqësi i konfirmoj zonjës Mirela Shira pjesëmarrjen e shoqatës „Pavarësia“ në „Javën e kulturës shqiptare“ në Vjenë duke e falënderuar për ftesën.

Pas vizitës së zyrave të punës dhe bërjes së disa fotografive të përbashkëta, përfunduam vizitën në Ambasadën e Republikës së Kosovës.

 Sipas programit të paraparë pika e dytë ishte vizita e  kështjellës dhe kopshtit Belvedere që ishte në afërsi. Bukuritë e një kopshti të bukur me kompleksin e kështjellave të ndërtuar në fillim të shekullit të 18 në kohën Princit Eugen i lan mbresa qdonjërit nga ne.

                                                   

Duke ecur në këmbë kaluam pranë „monumentit rus“ i rrethuar me një fontanë të gjerë dhe arritëm kështu në sheshin „Schvarcenberg“ ku ishte koha e drekës.

Pas një dreke të begatë rrugëtimi ynë vazhdoj me autobus per te „sheshi i heronjve“ (Heldenplatz). Ky shesh karakterizohet me statujat e kalorsëve „Duka Karlit“ dhe „Princit Eugen“ prej nga e merr edhe emrin. 

                                 

Në hyrje të Kalasë së re „Neue Burg“ rastësisht takojm një student shqiptarë nga Kosova, i veshur në petkun e Mozartit( në foto ) që i bën reklamë sallës koncertale.
 

Në mesin e shumë ndërtesave muzeale që gjenden aty, ne nuk e patëm shumë të lehtë ta gjenim „Muzeun historik dhe të artit“(Kunst Historische Museum) përkatësisht „Dhomën e Armëve dhe mjeteve të blinduara“ ku ruhet shpata dhe përkrenarja e heroit tonë Gjergj Kastrioti – Skenderbeut që ishte destinimi ynë kryesor.

Kurreshtja ishte tepër e madhe për tu çmallë me armën e trimit dhe ankthi nuk vonoi,  pasi përkrenarja dhe shpata ishin vendosur në hyrje të muzeut. „Ja ku është“ – u ngazëllyem të gjithë, siq do të ngazëllehej Naimi Frashëri dy shekuj më parë, teksa shkoi i sëmurë në kryeqytetin e Austrisë për ti vizituar armët e Skenderbeut:

("… Lum ti, moj Shqipëri!" thashë,
Armët e ti' kur i pashë
Ndë Belvedere në Vjenë,
Sikur pashë Skënderbenë“).

(Përkrenarja dhe Shpata e Skenderbeut)


 Secili donte të bënte fotografi pranë tyre dhe pritja ishte e gjatë. Nuk mund të fshihej krenaria e asnjërit derisa qëndronte pranë armës e përkrenares së trimit shqiptar të asaj kohe të lavdishme që është dëshmi e luftës  sonë për liri.

Nga blicët e aparateve fotografike, shëndritnin pa ndalë përkrenarja e florinjtë me kokën e dhisë mitike dhe shpata e lavdishme e trimit.

 

(Antarë të Shoqatës "Pavarësia" pran Përkrenarës dhe Shpatës së Skenderbeut)

Koleksioni i pafund i armëve të vjetra e mjeteve tjera ndihmëse për luftë nga koha e dinastisë së Leopoldit e Habsburgëve që ishin të ekspozuara në muze nuk mund ta zbehnin shkëlqimin e shpatës e përkrenares së Skënderbeut që ishte më e bukura.

 U larguam nga muzeu me një lloj mburrje e krenarie të veqant, që e pamë armën e kolosit tonë të fuqishëm, me të cilën ju vu përballë Perandorisë Osmane duke e mundur atë në 22 beteja në luftë për lirinë e shqiptarve, por edhe mbrojtjen e popujve tjerë të kontinentit të vjetër. 

Zaimi veq e kishte parkuar autobusin pranë muzeut duke na pritur që të na shpie në hotel për tu qlodhur. Në mbrëmje ishim të lirë që secili sipas dëshirës së vet të shijoj atraksionet që ofron kryeqendra austriake, a ti vizitoj miqtë e të afërmit.

 Unë me familjen time zgodhëm të takohemi me të afërmit tanë Adnanin dhe Vlorën, dy të rinjë nga Kosova tashmë të martuar që studijojn në Universitetin e Vjenës. Në të vërtetë Adnani veq se kishte përfunduar me studimet master të informatikës dhe pëveq që punon si programues softverik në një firmë austriake, punon edhe si asistent në fakultetin ku i ka mbaruar studimet, kurse Vlora një studente e zgjuar vazhdon studimet me sukses.
Me knaqësi na pritën para Stefansdom-it një katedrale me lartësi 107 metra e ndërtuar në shekullin e 13 për të na e treguar më tej Rathaus-in një ndërtesë e ndërtuar në stilin e ri gotik, por edhe Operën shtetërore të Vjenës që është një nga shtëpitë më të njohura të Operës në botë.
Duke
shëtitur në Kärntnerstrase një rrugë me dyqane të shtrenjta duhej të ndalemi para vitrinave të njërës, për ta fotografuar një SAHER TORTE  specialitet i  njohur  me të cilin karakterizohet Vjena. 

Të dielën pas një nate të rehatshme dhe ngrënjes së mëngjesit ishte koha për tu larguar nga hoteli, por jo të gjithë ishin zgjuar me kohë pas një mbrëmje të gjatë, kështu që Blerimi ishte i detyruar të kërkonte edhe ndihmën e Calit për ti zgjuar Endritin e Bujarin, që nuk i kishin ndëgjuar trokitjet e Blerimit në derë e as zilen e telefonit.

 Pas një trokitje të fortë në derë, Cali e Blerimi ishin shtangur kur derën e kishte hapur një afrikan i përgjumur, që ishte paksa i frikësuar. E kishin gabuar dhomën!

Duke i kërkuar falje atij, me të qeshura ja mësyjn dhomës ku ishin fjetur Endriti e Bujari që u zgjuan me sy të përgjumur për tju bashkuar kështu udhëtimit tonë te kështjella Shënbrun(Schloss Schönbrunn).

 Ishte Zonja Lladrovci(gruaja e Konzullit Immer Lladrovci) me dy djemtë e saj që na shoqëroj gjatë gjithë vizitës te kështjella Schönbrunn për çka e falënderojm nga zemra.

Emri i kështjellës rrjedh mbase nga thënja e perandorit Matthias i cili në vitin 1619  gjat gjuetisë kishte zbuluar një krua artezian, me q’rast kishte thirrur „Welch’ schöner Brunn“ („Çfarë kroi i bukur“).

 

 

Dhe vërtet mahnitesh me bukurinë e këtij vendi i cili përveq kroit artezian ku rrjedh uji pa ndërpre, të ofron nga kodrina përballë, një pamje spektakulare në parkun e gjerë të lulëzuar dhe kështjellën e ndërtuar në stilin barok. Për herë të parë kështjella ishte ndërtuar si rezidencë për perandoren Eleonora Gonzaga në mes viteve 1638 e 1643 dhe pas dëmtimeve që kishte pësuar nga pushtimi i dytë osman më 1683, kështjella si dhe parku me formën që kan sot, ishin rindërtuar më 1743 në kohën e perandorës Maria Theresia, ku deri pas luftës së parë botërore shërbente si rezidencë verore e familjes perandorake austriake dhe ishte qendër kulturore dhe politike e perandorisë së Habsburgëve.

    

 

U ngjitëm deri në kodrinë për ta soditur atë bukuri përrallore dhe duke mos lënë anash fotografitë me njëri tjetrin që do na mbesin gjat në kujtim.

U kthyem në autobus për të marrë rrugën për në Shtudgart me ndjenjë të një relaksi shpirtërorë që njeriu e përjeton kur kënaqet me bukuritë e rralla.

Udhëtimi për në „shtëpi“ në qaste i ngjante një feste të vërtetë nën duartrokitjet e shumta pas këngëve që këndoheshin spontanisht nga bashkëudhëtarët, por edhe të qeshurave nga humori i herëpashershëm i Blerimit i cili përmes mikrofonit moderonte udhëtimin.  

Arritëm para mesnatës në Shtudgart dhe u përshëndetëm me njëri tjetrin për tu drejtuar nëpër shtëpitë tona me një ndjenjë knaqësie e përafrimi të ndër