Flamuri


18. Nëntor 2023,  Shtutgart

NDARJA e Çmimit "PAVARËSIA" 2023
(Laureat: z. Marin MEMA - Gazetar)



Të dashur bashkatdhetarë,

shpesh në historinë e shqiptarëve kemi pasur personalitete, që kan punuar me dashuri të pamatur për atëdheun dhe çështjen tonë kombëtare, dhe ata njerëz veqohen, përveq me modesti, edhe nga empatia, por edhe guximi i tyre. Pra, ata e ndjejnë më mirë se askush, se si rrahë zemra e popullit që i takon dhe çka ndjen populli i tyre.  Duke hulumtuar historinë, ata sjellin fakte për lashtësinë, vazhdimësinë, dhe shtrirjen gjeografike të popullit shqiptar, fakte këto që janë fshehur nga armiqtë. Duke sjellur në dritë me vetmohim, të vërtetën, ata na nxisin ndjenjat e dhimbjeve, që i janë shkaktuar një populli të ndarë, por edhe të krenarisë shqiptare.  Ata nxjerrin përfundime për historinë dhe bashkëkohësinë e popullit tonë. Me një fjalë, ata nuk ndalen së vepruari për të mirën e popullit shqiptar dhe janë simbolë të bashkimit të tij.
Kryesia e Shoqatës „Pavarësia“ nuk ka mëdyshje se personalitete të tilla, duhet çmuar e vlerësuar dhe kjo është arsyeja pse sivjet, në këtë ditë të shënuar, në festën flamurit kombëtar dhe 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kemi vendosur që, Çmimin „Pavarësia“ 2023, ta ndajmë për një personalitet të tillë, të veçantë
Eshtë ky gazetari shqiptar i televizionit Top Chanel, dhe Gazetës Shqiptare, atëdhetari i shquar, zotri, Marin Mema.

XhS
Shtutgart, 18 Nëntor 2023


DL CP MM   
                   
                                            ( Xhevdet Syla, Marin Mema, Selajdin Shala )

 

 
2
                           
NDARJA e Çmimit "PAVARËSIA" 2022


Me rastin e manifestimit për Ditën e flamurit, të organizuar nga Shoqata "Pavarësia" në Shtutgart, më 26.11.2022 u shpallën tre fituesit e Konkursit, krijimet e të cilëve, sipas Komisionit vlerësues, ishin vlerësuar më të mirat.

Fitues i Çmimit "Pavarësia" 2022 është
poeti e shkrimtari ARBËR SHABANAJ me poezinë kushtuar Anton Çetës "QIELLI I NATËS DHE YLLI".

Urime dhe suksese!



Ash Ash1
                   
                                                  Poeti                                   Arber Shabanaj me kryetarin
                                ARBER SHABANAJ                            e Shoqat
ës „Pavarësia“
                      (Fitues i Çmimit "Pavarësia" 2022)                   Xhevdet Syla

* * *

Fjala e fituesit, z. Arber Shabanaj, me rastin e pranimit të
Çmimit
„Pavarësia“ 2022

                           

Të nderuar miq të letërsisë,

kam nderin t’ju prezentoj poezinë time - e cila fitoi ‘Çmimin “Pavarësia” 2022’ - me titull “Qielli i natës dhe Ylli”.
Unë çuhem Arber Shabanaj, i lindur më 08 mars të vitit 1970 në Gjakovë. Rrugën time drejt letërsisë e kam nisur me poezinë. Që në gjimnaz e më pas - përgjatë studimeve në univerzitet - poezia m’u bë shoqëruese dhe kështu, duke ecur, ne nuk iu ndamë më njëri-tjetrit.

Punën dhe veprimtarinë time të palodhshme për të drejtat dhe lirinë e popullit tim, i trajtoja si diçka krejtësisht legjitime dhe që në kohën e regjimit të egër sllav kërkoja liri krijimi. Unë nuk kam qenë disident! Atë që më ka thënë zemra e kam shprehur. Kuptohet se edhe për këtë organet e dhunëshme qeveritare dhe policore sllave, të cilat ishin të instaluara në Kosovë, më maltretuan sidomos në Verën e Vitit 1991 pa fije mëshire fizikisht dhe, për të kuruar plagët dhe shpëtuar jetën time, u përndjeka me dhunë nga Kosova dhe u detyrova të emigroi politikisht në Gjermani, ku unë jetoj dhe punoj. Libra unë shkruaj sikurse në gjuhën Shqipe poashtu edhe në atë Gjermane dhe veprat e mia munden të porositen përmes „Buchhandel.de“ (Amazon, Thalia):

"Das Gericht des gelobten Rechtsstaates“, "Die vorgespielte Gerechtigkeit“, "Der Befreiungskrieg, wie ich ihn erleben musste“, "Die Glocken der Stille“ dhe vepra të tjera të mia pothuaj i begatojnë vitrinat e literaturës gjermane.

Mendoj se shkrimtari kur krijon, nuk gjykon se po krijon që të bëhet statistikë për një gjeneratë apo një tjetër. Letërsia te krijuesi nis si art i pavarur dhe krejtësisht individual. Shkrimtarët e mëdhenj, jo vetëm në letërsinë shqipe, por edhe atë botërore, kanë ndihmuar në diversitetin dhe pasurimin e gjuhës, traditës, kulturave kombëtare, pra ju kanë dhënë identitet kombeve prej nga vijnë dhe në këtë kontekst ju kanë bërë shërbim të madh vendeve të tyre …

Shkrimtari i vërtetë është gjithnjë në konflikt me konvencionet e epokës së vet. Edhe kjo poezi vjen si një polifoni e vërtetë, e përsosur dhe bën jehonë të madhe, për shkak të tematikës së mprehtë, trajtimit dhe mpleksjes së shumë elementëve.

Promovimi i gjithë veprës sime, veçanërisht triumfi i ‘Çmimit “Pavarësia” 2022’, është një tjetër ditë e bukur e nëntorit të librit, që këtë herë u ndal në Stuttgart. Një takim fantastik me miq të mi dhe miq të letërsisë, me intelektualë e personalitete.

Më nderuan me vendimin e tyre personalitetet e Komisionit vlerësues të Shoqatës Pavarësia. Nën drejtimin e shkëlqyer të zotit Xhevdet Syla.

Unë jam shumë mirënjohës për vendimin tuaj, njëherit për punën e mrekullueshme të institucionit tuaj kulturor, i cili u kujdes fisnikërisht për këtë aktivitet. Në odën e gjerë të Shoqatës Pavarësia, në vjeshtën e mesme të letërsisë, me krushq nga bota e letërsisë dhe e artit, për të kurorëzuar krijimtarinë time. Faleminderit, i nderuari zoti Xhevdet Syla, që më bëre pjesë të programit tënd.

Me respektin tim sublim, ju uroj ç'do të mirë,

Arber Shabanaj               
   

N
ë vazhdim më lejoni t'ju lexoj poezinë e sipërpërmendur - fituese -, e cila titullohet

QIELLI I NATËS DHE YLLI
(Poezi për Anton Çetën)

Qielli i madh, plot me elemente për t’u admiruar,
një përmasë hapësire, një Tokë e shtrenjtë
dhe ne, shumë largë për t’u reformuar,
të vendusur - shumë afër - për t’u larguar shpejtë.
Aty ra një Yll! Dhe dëshira e jonë për të,
jehoi nga vështrimi i tronditur lartë,
e shoqëroi urgjentisht nën t’njëjtin zë:
„Çfarë ka filluar dhe çfarë ka kaluar?“
Shëndriti Anton Çeta:
„Jemi pak për t’u vrarë,
për një pikë uji a për një gardh në arë
dhe nëse e duam jetën,
në trekëmbësh t‘a çojmë ‘Mesjetën’!“

O ju lugina të gjëra, o ju lartësi,
o pyll i bukur, i gjelbëruar për mrekulli,
ti epshi i gjakut dhe ju hidhërimet e mia, qëndroni nderues para veprave të tija!
Se ku është mendja e Antonit të artë,
atje vdes vdekja,
atje nis jeta, atje është besa,
është shpresa,
është rinia,
është plaku e fëmija.
O Anton Çeta, o thesar,
Anton mrekullia,
ku je ti,
aty është i gjithë populli Shqiptar!

A. Sh.
               
--------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lista e Krijuesve konkurues për Çmimin „Pavarësia“  2022

 
Emri                       Kategoria                Titulli__________________

 1. Arber Shabanaj    -   Poezi                -  Qielli i natës dhe Ylli

 2. Halit Haliti            -   Poezi                -  I FTOHET KY VEND I HUAJ

 3. Ilmi Tahiri             -   Poezi                -  O NËNA  IME  SHQIPËRI

 Fatjon Bunga           -   Poezi                -  KJO BISEDË VRASTARE 

 Ali Sylejmani             -   Tregim             -  Lindja e fluturës!

 Isa Fetahi                 -   Poezi                -  Toka ime

 Anton Marku             -   Poezi                - SHTËPITË PA DRITARE

 Haxhi Dulla               -   Poezi                -  Shqipëria ime.

 Shpat Butija             -   Tregim             -  BRISKU I MYRTË BERBERIT

 Beqir Cikaqi             -   Poezi                -  Stinë Vjeshte!




                                           

17.09.2022  Shtutgart

Ftesë për pjesëmarrje në konkurs


Të çmuar krijues,

ju ftojmë të konkuroni për

Çmimin "Pavarësia" (2022)

i cili ju ndahet çdo vit, krijuesve më të mirë, të artit dhe letërsisë.
Me kënaqësi ju njoftojmë se ndarja e Çmimit „Pavarësia“ për vitin 2022 do të bëhet në manifestimin që do të organizohet nga Shoqata „Pavarësia“ me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së flamurit, më 26.11.2022

Me këtë rast, ju ftojmë, që krijimet tuaja në këto kategori letrare e artistike:

Ese, Tregim, Poezi,
Këndim, Pikë vallëzimi, Pikë instrumentale,
Recitim dhe Skeq humoristik,

ti dërgoni më së largu deri më 10 Nëntor 2022 elskluzivisht me e-mail, në adresën:

 fjala-shqipe@shoqatapavaresia.de

Krijimet, duhet të jen autentike dhe të pa publikuara(më parë), deri në shpalljen e rezultateve nga Komisioni vlerësues.

- Vlerësimi -
 Krijimet tuaja do të vlerësohen nga Komisioni vlerësues i Shoqatës Pavarësia dhe përveq Çmimit „Pavarësia“, do të shpërblehen edhe vendi i dytë dhe i tretë, me çmime simbolike.
 Krijimet do të publikohen në Webfaqen zyrtare të Shoqatës Pavarësia www.shoqatapavaresia.de, në Facebook dhe Instagram.

Me kreativitetin tuaj e pasuroni botën e kulturës sonë!

Sinqerisht,
Kryesia e Shoqatës Pavarësia

---------------------------------------------------------------------------------------------------------

“Gjuha shqipe është më e vjetër, se gjuha e vjetër greke dhe ajo latine, prandaj edhe populli shqiptar, është më i vjetri.”

                                                    (Sami Frashëri 1889, Bashkimi i Shqipërisë)                                              

                                           

1

NDAHET PËR HER TË PARË Çmimi "PAVARËSIA"




KG

Poeti
KADRI GËRVALLA
( Fitues i Çmimit "Pavarësia" 2021)

Me rastin e 10-vjetorit të themelimit, të Shoqatës "Pavarësia" në Shtutgart
( 30.01.2011 – 30.01.2021 )


Të dashur krijues, pjesëmarrës në Konkursin letrar e artistik, ju falënderojmë nga zemra, për vlerat që i dhuroni artit, letërsisë e kulturës shqiptare në përgjithësi, me krijimet e shumëta dhe për respektin ndaj nesh!
 Shih për këtë, Komisioni vlerësues i Shoqatës "Pavarësia" nuk e ka pasur aspak të lehtë përzgjedhjen e krijimeve më të mira konkuruese, pasi që të gjitha krijimet e juaja që na i keni dërguar, janë të çmuara.
 Komisioni vlerësues pas shqyrtimit të krijimeve konkurruese, në anonimet dhe në mënyrë të pavarur, ka përzgjedhë si vijon:

1. Poezinë "Kthehu...!"  të poetit KADRI GËRVALLA si krijimin më të mirë.

Pra  Çmimi "Pavarësia" për vitin 2021(Nj
ë Çifteli artizanale), i ndahet
poetit KADRI GËRVALLA

2. Në vendin e dytë, radhitet poezia "Ja çfar dua!( dheut tim)" e poetit ZEF PRENKA

3. Në vendin e tretë, kënga "Nënë Tereza, Nëna jonë" e interpretuar nga këngëtari
    KRISTË LLESHAJ

Fituesit e vendit t
ë dytë dhe të tretë, shpërblehen simbolikisht, me nga një bluzë, me Logon e Shoqatës "Pavarësia"

Të tre fituesit, i urojmë për suksesin e arritur dhe ju dëshirojmë suksese të reja, në kultivimin e artit dhe letërsisë shqiptare, sikur edhe të gjithë krijuesve tjerë pjesëmarrës.

Në pamundësi për të festuar së bashku 10-vjetorin e Shoqatës, për shkak të pandemisë së virusit Covid-19, na mbetet që në mënyrë virtuale ta shënojmë këtë vit jubilar.

Me respekt,
Në emër të Kryesisë së Shoqatës "Pavarësia"
Xhevdet Syla




   
              Krijimet konkuruese për Çmimin "Pavarësia" 2021 



  Emri                   Kategoria           Titulli________

1. Kadri Gervalla          -   Poezi                    -  Kthehu…!                                

2. Zef Prenka               -   Poezi                    - Ja çfarë dua!( dheut tim)

3. Kristë Lleshaj           -  Këngë/video          -  Nënë Tereza


 Naim Salihu                 -  Poezi/recitim         -  Një dhe vetëm një
       
 Ismet Tahiraj               -  Poezi                     -  PLISI

Maxhun Osmanaj         -  Poezi                     -  MË  LINI !

Fatjon Bunga               -  Poezi                     -  PSE EDHE SOT JEMI TË NDARË

Beqir Cikaqi                  -  Poezi                     -  Mbaj krenari

Shpat Butija                 -  Poezi                     -  Sakrificë e mbijetuar

Sylë Maxherraj             -  Poezi/recitim          - Lutem për shëndetin e sajë  

            

     
      


                           
 

























                                  © 2013  
www.shoqatapavaresia.de