Flamuri


 
Shoqata Pavarësia - një historik i shkurtër

Ishte ide e kahmotshme që edhe shqiptarët e Shtutgartit të ken një
Shoqatë e cila do të prezentonte vlerat e mirfillta kulturore të komunitetit
shqiptar në Shtuttgart dhe e cila do te ishte kontribuese në ruajtjen e
gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare.

Për realizimin e kësaj ideje u aktivizuan disa intelektual e aktivist të
komunitetit shqiptar nga Shtutgarti, për të ardhur deri te 30 Janari 2011
kur u mbajt kuvendi themelues i Shoqatës, e cila mori emrin Shoqata
Shqiptaro-Gjermane për Kulturë, Rini dhe Sport „Pavarësia“.
Kryesia e zgjedhur këtu prej 9 antarëve: Fahredin Gashi (Kryetar), Zeqir
Asllani (Nënkryetar), Sami Osmani (Sekretar), Baki Mustafa(Arkatar),
Shaban Qelaj, Hetem Llapatinca, Halil Berisha, Bekim Elshani dhe Zekë
Muriqi mori obligim që të punoj në menyrë të ligjshme dhe për një kohë të
shkurtër Shoqata u regjistrua në organet gjermane.

Misioni i Shoqatësë në fillim ishte që punen më të madhe ta bëj me
fëmijët tanë që po lindin dhe po rriten në mërgim, kështu që punët
primare u koncentruan në hapjen e shkollave me mësim plotësues në
gjuhën shqipe.
Për një kohë të shkurtër kjo u bë e mundur me ndihmën e shkollave
gjermane dhe Konzullatës së R. së Kosovës në Shtutgart, por edhe me
mundin dhe punën e palodhshme të mësimdhënësve shqiptar nga
Shtutgarti.

Paralelisht nisi punën edhe Ansambli i këngëve dhe valleve Pavarësia, me
një grup instrumentistësh, me koreograf profesionist të valleve, dhe
shumë të rinjë e fëmijë, valltarë nga Shtutgarti dhe rrethina.
Aktualisht Ansambli Pavarësia mban ushtrime të rregullta dy herë në javë
në dy Salla që jan dhënë në dispozicion të Shoqatës nga qyteti i Shtutgartit.
Jo rastësisht, Ansambli "Pavarësia" ftohet rregullisht në aktivitete të organizuara nga
organizata e shoqata të ndryshme në Gjermani, si AK Asyl, Caritas, Özvatan etj. për të
prezentuar programin e pasur kulturo-artistik.
Epiteti: „Krenaria e shqiptarëve në Shtutgart“ që ndëgjojm shpesh pas
performimit të valleve të bukura shqipe e përshkruan më së miri vlerën e
Ansamblit Pavarësia.

Shoqata Pavarësia tashmë është emër i organizimeve të aktiviteteve të
ndryshme kulturore e sportive si: mbrëmjeve festive me rastin e
përvjetorëve të pavarësisë së Kosovës e Shqipërisë, promovimit të librave
të autorëve shqiptar, turnireve të futbollit etj.

Me Moton „Më shum kulturë shqiptare në Shtutgart“ Shoqata
Pavarësia kujdeset në afirmimin dhe ruajtjen e vlerave kulturore
kombëtare.


                              Shtutgart, Nëntor 2013

































                                  © 2013  
www.shoqatapavaresia.de